GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banesat i kishin kthyer në “shtëpi bari”, arrestohen dy persona në Shijak dhe Krujë

11:41 - 07/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Banesat i kishin kthyer në “shtëpi bari”, arrestohen dy persona në Shijak dhe Krujë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Isuf Koçi, 38 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak dhe Lulzim Kani, 47 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit pas kontrolleve të befasishme të bëra nga kjo e fundit për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, me anë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Isuf Koçit. Bëhet e ditur se 38-vjeçari e kishte kthyer banesën e tij enkas për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u konstatua se kishte përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan fidanë narkotikë cannabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivim.

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë bërë te mundur arrestimin e Lulzim Kanit gjatë një kontrolli rutinë në territorre me basnesa të braktisura në zonë. Gjatë kontrollit të banesës në oborrin e banesës u gjetën fidanë cannabis sativa, në tentativë për kultivim. Kanit i ishte dhënë masa  e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”pasi në 23.06.2021 gjatë kontrollit në pronën e tij u gjetën të kultivuar fidanë të cannabis sativa.

Njoftim i Policisë Durrës :

Vijojnë kontrollet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe të Komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Shijak/Përshtati banesën e tij për kultivimin e bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë. Krujë/Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, pasi gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën fidanë cannabis sativa, në tentativë për kultivim. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. 

Në vijim të kontrolleve të pandërprera, gjatë punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 38 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak.  Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u konstatua se kishte përshtatur banesën e tij me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan fidanë narkotikë cannabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivim. Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë kontrolleve në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët dhe ish-reparte ushtarake, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për kultivimin e bimëve narkotike. 

Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Halil, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit L. K., u gjetën dhe u sekuestruan fidanë cannabis sativa. Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë u arrestua në flagrancë shtetasi L. K., 47 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë. Këtij shtetasi, Gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi më datë 23.06.2021, është ndaluar me iniciativë nga shërbimet e Policisë Krujë, sepse gjatë kontrollit në pronën e tij u gjetën të kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Etiketa: Policishtepi bariveprimtari kriminale

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Përqafime, lule dhe ëmbëlsira për Gramoz Ruçin, çfarë nuk u pa në seancën e sotme

Përqafime, lule dhe ëmbëlsira për Gramoz Ruçin, çfarë nuk u pa në seancën e sotme

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com