GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banka e fundit me kapital grek e mbetur në vend, nxjerrë në shitje filialin e saj

09:50 - 25/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Banka e fundit me kapital grek e mbetur në vend, nxjerrë në shitje filialin e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat greke njoftuan të hënën se Alpha Bank në Greqi ka vendosur të nxjerrë në shitje filialin e saj në Shqipëri.

Drejtuesit ekzekutivë e kanë motivuar këtë vendim me ristrukturimin e operacioneve ndërkombëtare të bankës. Strategjia përfshin shitjen e filialit në Shqipëri dhe të atij në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa parashikohet që grupi bankar grek të vazhdojë të mbajë bankat e veta në Rumani dhe Qipro. Ky vendim është marrë mbështetur në përfitueshmërinë e aktivitetit të secilës bankë. Me sa duket, për Shqipërinë kjo përfitueshmëri është cilësuar e pamjaftueshme, ndërsa grupi ka konstatuar ecuri pozitive të aktivitetit në Rumani, me rritje domethënëse të aktivitetit dhe të përfitueshmërisë.

Në fund të vitit të kaluar, Alpha Bank e transferoi pronësinë e bankave të saj në rajon në një shoqëri të re holding, Alpha International Holdings Single Member S.A.

Megjithatë, mbështetur në raportimet e mediave greke, vendimi i Alpha Bank ka shkaktuar shqetësim te qeveria greke, që ka kërkuar shpjegime prej bankës lidhur me këtë vendim. Ato citojnë burime nga ministria e jashtme greke dhe kabineti i Kryeministrit të vendit, që janë shprehuar të shqetësuara për ndikimin që ky vendim mund të ketë për praninë ekonomike dhe ndikimin e Greqisë në Shqipëri.

Qeveria greke e shqetësuar

“Qeveria greke është shumë e shqetësuar pas vendimit të Alpha Bank për të vazhduar me shitjen e filialit të saj në Shqipëri, pasi çështja konsiderohet veçanërisht e rëndësishme në lidhje me përparësitë e politikës së jashtme të vendit, si dhe me marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë”, raporton businessdaily.gr.

Reagime të ngjashme kanë shfaqur edhe kompani greke me aktivitet në Shqipëri, edhe për faktin se Alpha është banka e fundit greke e ngelur në tregun shqiptar.

Në fund të marsit 2021, Alpha Bank – Shqipëri zotëronte 4.9% të tregut bankar shqiptar, me një total aktivesh prej rreth 79 miliardë lekësh. Ndër bankat greke, Alpha ishte ajo që u prek më pak nga pasojat e krizës dhe në vitet e fundit ka shfaqur një ecuri të qëndrueshme, me rezultate financiare pozitive, ndonëse jo shumë të mëdha. Për vitin 2020, Alpha Bank – Shqipëri arriti një fitim prej 218 milionë lekësh dhe një kthim nga kapitali në nivelin 6.34%.

Alpha, banka e fundit me kapital grek e mbetur në vend

Bankat me kapital grek shënuan një zgjerim të shpejtë në Shqipëri, pas viteve 2000. Në vitin 2008, katër bankat me kapital grek (NBG, Tirana Bank, Alpha dhe Emporiki) zinin gati 28% të aktiveve të sistemit bankar shqiptar. Edhe më i lartë ishte roli i tyre në kredidhënie, me gati 41% të totalit.

Por, pas 2008-s, bankat greke filluan uljen e ekspozimit të tyre në tregun shqiptar. Emporiki kaloi nën pronësinë e francezes Credit Agricole (pasi kjo e fundit shiti Credit Agricole në Greqi dhe mbajti vetëm degët në Ballkan- tashmë zotërohet nga Abi bank), ndërsa tre bankat e tjera ngadalësuan ndjeshëm rritjen, në raport me sistemin.

Pas shpërthimit të krizës, grupet bankare greke vendosën të shisnin shumicën e filialeve të tyre ndërkombëtare, me qëllim forcimin dhe konsolidimin e aktivitetit të tyre në Greqi.

Në vitin 2018, Banka Kombëtare e Greqisë (NBG) e shiti filialin e saj shqiptar te Banka Amerikane e Investimeve, ndërsa një vit më vonë Grupi i Pireut mbylli shitjen e Tirana Bank te grupi shqiptar i biznesit Balfin.

Pretendentët 

Burime nga tregu bankar pohuan se ka një interes të lartë për blerjen e Alpha bank. Disa banka në vend po e shqyrtojnë këtë mundësi, mes tyre edhe banka lokale dhe disa nga më të mëdhatë. Blerësi do të jetë ai që do të ofrojë çmimin më të lartë

Etiketa: Alpha Bankekonomifilialgrekkapital

Lajme të lidhura

Gjobiten 6 kompani fruta-perimesh, bashkërenduan dhe diktuan çmimet deri në 115% më të larta
Aktualitet

Gjobiten 6 kompani fruta-perimesh, bashkërenduan dhe diktuan çmimet deri në 115% më të larta

12:07 - 17/12/25
“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar në kundërshtim me ligjin nga kreditimi i TVSH-së, 244 milionë lekë
Aktualitet

Drejtoria e Doganave bllokon “Bankers Petrol”, pezullohet operacioni i nxjerrjes së naftës

10:09 - 16/12/25
Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit
Aktualitet

Shqipëria merr 2.1 miliardë euro nga dërgesat e emigrantëve dhe punonjësit jashtë vendit

15:59 - 15/12/25
Para
Studimi i Norvegjisë: Virusi më pak i rezistueshëm në ujë

Studimi i Norvegjisë: Virusi më pak i rezistueshëm në ujë

TË FUNDIT

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat
Aktualitet

Tenderat e AKSHI-t, zbardhen emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve që iu kontrolluan banesat

13:59 - 17/12/25

Pasi SPAK goditi grupin kriminal të drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, që përmes pengmarrjes e shantazheve detyronin...

Lexo më shumë
Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

Berisha: Salianji ka kaluar vijën e kuqe, bashkëpunimi me krimin është i papranueshëm për PD-në

13:45 - 17/12/25
Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, Jorgo Goro ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë!

13:22 - 17/12/25
Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

Berisha: Lubi Balluku po e merr me vete Ramën! Evis Berberi ka 403 video të të gjitha llojeve

13:07 - 17/12/25
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Sherr me thika në një shkollë private në Sarandë, plagoset 15-vjeçari

13:01 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com