GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banka e Shqipërisë bleu 11.5 mln euro të hënën, por rënia e monedhës europiane vazhdon

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Banka e Shqipërisë bleu 11.5 mln euro të hënën, por rënia e monedhës europiane vazhdon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

As ankandet e Bankës së Shqipërisë për blerjen e euros nuk e kanë frenuar nënçmimin e monedhës europiane.

Të hënën banka qendrore organizoi ankandin e gjashtë për blerje valute të parashikuar në kalendarin e këtij viti. Në total, në ankand u blenë 11.5 milionë euro.

Shuma e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 4 dhe 6 milionë eurove dhe Banka e Shqipërisë bleu shumën maksimale të programuar, 6 milionë euro. Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte mes 122.69 dhe 122.78 Lekëve, me një kurs mesatar të ponderuar prej 122.74 lekësh. Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në një raund të dytë, për 5.5 milionë Euro të tjera. Blerjet në raundin e dytë u bënë me një kurs prej 122.74 Lekësh.

Ky ishte ankandi i dytë për këtë muaj, pas atij që ishte zhvilluar më datë 7 qershor, kur Banka e Shqipërisë pati blerë edhe 6.4 milionë euro të tjera. Në raundin e parë të ankandit, Banka e Shqipërisë vendosi të blejë një shumë prej 4.7 milionë eurosh, me një kurs që ishte mes 123.14 dhe 123.2 Lekëve. Veç 4.7 milionë eurove në raundin e parë, Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në një raund të dytë, për 1.7 milionë Euro të tjera. Blerjet në raundin e dytë u bënë me një kurs prej 123.18 Lekësh.

Pavarësisht kërkesës së shtuar nga Banka e Shqipërisë, me gati 18 milionë euro të blera në dy javë, nënçmimi i euros në tregun e brendshëm valutor po vijon. Euro u nisi këtë javë me rënie të mëtejshme dhe u këmbye me 122.62 lekë, duke shënuar një rekord të ri për periudhën pas pandemisë. Ky është niveli më i ulët i kursit të euros i shënuar që nga fundi i muajit shkurt 2020.

Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë bëhen në funksion të menaxhimit të rezervës valutore dhe nuk kanë për qëllim të ndikojnë kursin e këmbimit valutor. Megjithatë, duke patur parasysh përmasat e vogla të tregut shqiptar mund të pritej që këto blerje të jepnin një ndikim të kufizuar dhe afatshkurtër në normat ditore të këmbimit mes lekut dhe euros. Por, një e gjë e tillë nuk ka ndodhur. Megjithëse me rregulloren e re, që ka hyrë në fuqi këtë vit, Banka e Shqipërisë mund të ftojë në ankande edhe zyrat e këmbimit valutor, përgjithësisht blerjet e valutës bëhen nga bankat tregtare, që zotërojnë edhe volume më të mëdha të valutës në treg. Sipas ekspertëve, pjesëmarrjet në ankande janë operacione që bankat i planifikojnë dhe shumat e kërkuara, me sa duket, nuk janë të tilla për të ushtruar presione mbiçmuese në kursin e euros ndaj lekut. Operatorët shprehen se tregu ka ofertë të bollshme të euros, ndërsa pritshmëritë e agjentëve ngelen në krahun rënës.

Leku ka nisur një cikël të lehtë mbiçmimi ndaj euros qysh në muajin mars, por me ardhjen e verës ky mbiçmim po ecën me hapa më të shpejtë. Ekspertët e shpjegojnë këtë forcim të lekut kryesisht me faktorin sezonal. Sezoni veror sjell një rritje të ofertës valutore në treg, kryesisht të lidhur me turizmin. Zbutja e kufizimeve të lidhura me pandeminë këtë vit ka rritur pritshmëritë për një sezon turistik më të mirë se ai i vitit të kaluar. Kjo pritet të japë ndikimet e veta edhe në kursin e këmbimit valutor, ku operatorët e tregut presin një nënçmim të mëtejshëm të euros./MONITOR

Etiketa: ankandebankaekonomiero

Lajme të lidhura

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Para
Tabaku publikon shifrat e BB dhe BERZH: Shqipëria e dyta në botë për korrupsion

Tabaku publikon shifrat e BB dhe BERZH: Shqipëria e dyta në botë për korrupsion

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com