GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Banka e Shqipërisë bleu 18 milionë euro, kursi i Euros ra përsëri

në Ekonomi, Lajme
Kohë leximi: 3 min
A A
Banka e Shqipërisë bleu 18 milionë euro, kursi i Euros ra përsëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka e Shqipërisë zhvilloi të premten ankandin e njëmbëdhjetë të këtij viti për blerjen e valutës në tregun e brendshëm. Ky ankand ishte njëkohësisht i pari pas sinjaleve të dhëna këtë javë nga Guvernatori se banka qendrore do të rrisë blerjet në tregun e brendshëm valutor për të frenuar mbiçmimin e fortë të Lekut në kursin e këmbimit.

Shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes pesë dhe nëntë milionë eurove, ndërsa Banka e Shqipërisë realizoi blerje në vlerën e sipërme të intervalit, për gjithsej 9 milionë euro.

Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs midis 104.37 dhe 104.55 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 104.41 lekë.

Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 8 milionë eurosh, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë, prej 104.41 lekësh. Në total, shuma e blerë në ankandin e datës 4 gusht arriti në 18 milionë euro.

Banka e Shqipërisë vendosi këtë muaj që të rrisë blerjet e planifikuara të Euros në tregun e brendshëm valutor në një interval midis 220 milionë euro dhe 300 milionë euro, nga intervali i mëparshëm 160 milionë -220 milionë euro. Ky vendim erdhi si një formë për të tërhequr sasinë e madhe të valutës nga tregu dhe për të frenuar forcimin e mëtejshëm të Lekut.

Nga ana tjetër, për shtatë muajt e parë të vitit Banka e Shqipërisë ka blerë tashmë rreth 170 milionë euro (që u shtohen edhe 18 milionë euro të ankandit të parë të gushtit), por pavarësisht kësaj kursi i këmbimit të monedhës europiane me Lekun ka shënuar rënie të paprecedentë këtë vit.

Pavarësisht sinjaleve të dhëna nga Guvernatori Sejko dhe ankandit të radhës për blerje valute, euro ditën e premte pësoi sërish rënie. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 104.04 lekë, në rënie me 0.66 lekë krahasuar me një ditë më parë. Gjatë pasdites së të premtes, rënia e kursit të Euros vijoi edhe përtej vlerave të kursit zyrtar, të publikuar nga banka qendrore në mesditë.

Sipas ekspertëve, efektet e sinjaleve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor u ndjenë kryesisht pasditen e të mërkurës dhe të enjten, kur kursi i këmbimit të Euros me lekun shënoi rritje të ndjeshme. Por, ky efekt duket se nuk ka zgjatur shumë dhe të premten Euro ka rënë përsëri.

Mbështetur në shifrat e reja të publikuara nga Banka e Shqipërisë, në periudhën gusht-dhjetor 2023 në tregun e brendshëm mund të blihen deri në 130 milionë euro të tjera.

Blerja e 130 milionë eurove në pesë muaj do të rezultonte me një mesatare të blerjeve prej rreth 26 milionë euro në muaj ose 18.6 milionë euro për ankand. Këto shifra janë pak më të larta se mesatarja e blerjeve në shtatë muajt e parë të vitit, prej 24.3 milionë eurosh në muaj ose 17 milionë euro për ankand.

Gjithsesi, rritja e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në terma mesatarë nuk duket e atyre përmasave sa të ketë ndikime shumë të mëdha në kursin e këmbimit valutor.

Pavarësisht se sezoni veror sjell historikisht presione të shtuara për rënien e kursit Euro-Lek, vitet e fundit këto presione janë shfaqur gjithnjë e më shpesh edhe në periudha të tjera të vitit.

Nëse këto tendenca do të vazhdojnë edhe gjatë muajve të ardhshëm, janë të pakta gjasat që blerjet e planifikuara nga Banka e Shqipërisë të mund të ndryshojnë ekuilibrat e kursit të këmbimit./ MONITOR

Etiketa: Banka e Shqiperisebie kursi i euros

Lajme të lidhura

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike
Ekonomi & Sociale

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë
Breaking Views

Zbulohet projekti fitues i Shkëlqim Beshirit për Pallatin e Kongreseve, kullë deri në 255 metra të lartë

21:28 - 02/06/26
Para
Të shtëna me armë zjarri, humbin jetën 3 persona

Të shtëna me armë zjarri, humbin jetën 3 persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26

Dashi Sot ke energji të mirë dhe dëshirë për të vepruar, por yjet të këshillojnë të mos nxitohesh. Reagimet impulsive...

Lexo më shumë
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26
Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

Maran humb një tjetër titullar te Kombëtarja, një mungesë në stërvitjen e fundit ndryshon planet

23:32 - 02/06/26
Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike

23:09 - 02/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş