GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banka e Shqipërisë përgatit projekt-rregulloren për licencimin e institucioneve të pagesave

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Banka e Shqipërisë bleu 11.5 mln euro të hënën, por rënia e monedhës europiane vazhdon
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka e Shqipërisë ka përgatitur një projekt-rregullore për licencimin e institucioneve të pagesave, institucioneve të parasë elektronike, si dhe për regjistrimin e ofruesve të shërbimeve të pagesave.

Aktualisht, licencimi i institucioneve të pagesave bëhet sipas një rregulloreje të vitit 2013, ku përfshihen të gjitha institucionet financiare jobanka. Por, me zhvillimet e shpejta në sektorin e pagesave në vitet e fundit dhe sidomos pas miratimit të ligjit të ri “Për shërbimet e pagesave” është shtruar nevoja që licencimi i këtyre institucioneve të bëhet mbështetur në një rregullore të posaçme.

Kërkesat për kapital fillestar do të jenë të përshkallëzuara, në varësi të llojit dhe numrit të shërbimeve që institucionet e pagesave do të ofrojnë. Për institucionet që do të kryjenë vetëm shërbimet e transfertave të parave kapitali minimal i kërkuar do të jetë 2.5 milionë lekë. Për institucionet që do të ofrojnë vetëm shërbimin e inicimit të pagesës (parashikuar nga ligji i ri për shërbimet e pagesave) kapitali minimal i kërkuar do të jetë 6.5 milionë lekë.

Ndërkohë, institucionet që do të ofrojnë pjesën më të madhe të shërbimeve të pagesave që parashikon ligji i ri që hyri në fuqi këtë vit duhet të kenë një kapital prej të paktën 16 milionë lekësh. Në këto shërbime përfshihen depozitimi i parave fizike në një llogari pagese, shërbimet që mundësojnë tërheqjen e parave fizike nga një llogari pagese, ekzekutimi i transaksioneve të pagesave, ekzekutimi i debitimeve direkte, ekzekutimi i transaksioneve të pagesave përmes një karte pagese, ekzekutimi i transfertave të kreditit, ekzekutimi i transaksioneve të pagesave përmes një kartë pagese, emetimi i një instrumenti pagese ose pranimi i transaksioneve të pagesave, etj.

Për institucionet e parasë elektronike kapitali minimal i kërkuar do të jetë 45 milionë lekë. Banka e Shqipërisë ka të drejtë të kërkojë sqarime dhe të bëjë verifikime të mëtejshme lidhur me burimet e krijimit të fondeve që do të shërbejnë si kapital fillestar minimal ose si shtesë e mëvonshme e tij. Në rast se Banka e Shqipërisë konstaton, apo ka dyshime të arsyeshme se struktura e kapitalit apo burimi i tij lidhet me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë, që kanë lidhje familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi, me aksionerët e propozuar, apo lidhet me shoqëri të regjistruara në parajsa fiskale ose offshore, kërkon informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe pezullon procedurën e licencimit deri në një përgjigje nga kjo e fundit.

Rregullorja i rezervon të drejtën Bankës e Shqipërisë të refuzojë dhënien e licencës në rastet kur të paktën njëri nga themeluesit me pjesëmarrje influencuese ka qenë subjekt i procedurave të deklarimit të paaftësisë paguese ose falimentimit, kur nuk paraqitet informacion lidhur me identitetin e themeluesve me pjesëmarrje influencuese, apo kur vërtetohet se të paktën njëri nga themeluesit është në ndjekje penale ose është dënuar nga gjykata me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ose që lidhet me pastrimin e parave ose me financimin e terrorizmit.

Licencimi mund të refuzohet kur kompania ka një strukturë komplekse të pronësisë dhe kontrollit, që vështirëson verifikimin e përfituesve dhe kontrolluesve fundorë apo në rastet kur aksioner është një institucion financiar guaskë. Madje, Bankës së Shqipërisë i njihet e drejta të refuzojë licencimin bazuar edhe në konsiderata më të përgjithshme, për shembull në rastet kur vlerëson se institucioni paraqet rrezik të lartë apo kur gjykon se dhënia e licencës në çdo rast kur gjykon se licencimi i subjektit do të cenonte interesat e publikut. Afati i licencimit (ose refuzimit) i parashikuar në rregullore do të jetë tre muaj nga data e pranimit të kërkesës.

Institucionet aktuale të licencuara për shërbimet e pagesave do të kenë kohë deri në 2 korrik 2022 për të organizuar veprimtarinë dhe strukturat e tyre në përputhje me kërkesat e kësaj rregulloreje dhe të ligjit “Për shërbimet e pagesave”/MONITOR

Lajme të lidhura

Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit
Aktualitet

Shqiptarët braktisin përfundimisht vendin, afro 900 hoqën dorë nga shtetësia në një vit

11:05 - 23/08/26
Harta e re territoriale / Përvoja tregoi se bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët
Aktualitet

Harta e re territoriale / Përvoja tregoi se bashkimi i njësive rriti taksat, por jo cilësinë e shërbimeve për qytetarët

09:09 - 23/08/26
Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Para
“Manovrat e rrezikshme”/ Kontrolle me radar dhe drager nga policia e Lezhës, gjoba, arrestime, ja detajet

"Manovrat e rrezikshme"/ Kontrolle me radar dhe drager nga policia e Lezhës, gjoba, arrestime, ja detajet

TË FUNDIT

Shqiptari nga Roma në revoltën kundër Ramës: Fëmijën desh ma bënë gjysmë robi këtu në spital, të gjithë në protestë
Aktualitet

Shqiptari nga Roma në revoltën kundër Ramës: Fëmijën desh ma bënë gjysmë robi këtu në spital, të gjithë në protestë

20:07 - 23/08/26

Marshimi i qytetarëve në kuadër të ditës së 85-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës ka nisur mbrëmjen e...

Lexo më shumë
Protesta e 85-të kundër Ramës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

Protesta e 85-të kundër Ramës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion

20:04 - 23/08/26
Mbështet “Revolucionin e Flamingove”! Pas Dua Lipës edhe Ermal Meta ‘braktis’ Ramën: Kjo tokë është e jona dhe  nuk shitet

Mbështet “Revolucionin e Flamingove”! Pas Dua Lipës edhe Ermal Meta ‘braktis’ Ramën: Kjo tokë është e jona dhe nuk shitet

19:51 - 23/08/26
Pas ‘Besës’, Rama prezanton edhe ‘shpikjen’ e radhës: ‘Pasqyrë Albania’ do gjurmojë hallet e qytetarëve!

Pas ‘Besës’, Rama prezanton edhe ‘shpikjen’ e radhës: ‘Pasqyrë Albania’ do gjurmojë hallet e qytetarëve!

19:36 - 23/08/26
Kontrata sekrete e 6 gushtit, Lamallari i jep 9.6 milionë Euro paradhënie izraelitit Ron Yeffet

Kontrata sekrete e 6 gushtit, Lamallari i jep 9.6 milionë Euro paradhënie izraelitit Ron Yeffet

19:19 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com