GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banka e Shqipërisë zgjeron gamën e kurseve me synimin zhvillimin e tregut të derivativëve në Shqipëri

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 5 min
A A
Banka e Shqipërisë zgjeron gamën e kurseve me synimin zhvillimin e tregut të derivativëve në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka e Shqipërisë në mbledhjen e saj të fundit ka miratuar mënyrën e re të llogaritjes së fiksit të kursit të këmbimit të Lekut, duke zgjeruar gamën e kurseve, që publikon dhe duke krijuar hapësira për zhvillimin e kontratave të së ardhmes.

Krahas kursit fiks të valutave kryesore, që del çdo ditë pune në mesditë në faqen e Bankës së Shqipërisë, tashmë do të publikohet edhe kursi mesatar i blerjes dhe ai i shitjes, vetëm për Euron dhe Dollarin.

Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, ndryshimet e rregullores ekzistuese vijnë me synimin kryesor zhvillimin e tregut të derivativëve në Shqipëri si instrument mbrojtës ndaj rrezikut të kursit të këmbimit, si dhe rritje e transparencës në tregun valutor.

Ndryshimet kryesore konsistojnë në:

–           Zgjerimin e bazës së pjesëmarrjes së bankave tregtare me 4 banka duke zëvendësuar zyrat e këmbimit valutor si dhe publikimin e 10 bankave pjesëmarrëse të “Fiksit” në faqen zyrtare të internetit të Bankës së Shqipërisë;

–           Publikimin nga ana e Bankës së Shqipërisë të çmimit “Bid” dhe “Ask” që përfaqësojnë çmimin mesatar me të cilin sistemi bankar është i gatshëm të blejë dhe shesë dollarin amerikan dhe euron kundrejt lekut;

–           Standardizimin e shumës së tregtimit në tregun ndërbankar.

Si do të llogariten dy treguesit e rinj dhe zëvendësimi i 4 zyrave valutore me bankat për kursin fiks

Banka e Shqipërisë çdo ditë publikon fiksin e kursit të këmbimit, bazuar në kursin e katër zyrave të këmbimit valutor dhe 6 bankave. Ky kurs, shërben si një normë orientuese për tregun. Ai përdoret kryesisht në kontabilitetet e subjekteve për vlerësimin e bilanceve (p.sh. në rastet kur asetet në euro konvertohen në lekë) për statistika, për doganat dhe në disa raste, nëse bihet dakord, për tregtimet mes klientëve dhe bankave.

Llogaritja e fiksit edhe në udhëzimin e ri mbetet e njëjtë. Ndryshimi i vetëm është që do të zëvendësohen katër zyrat me 4 banka, duke u bazuar tashmë në kursin mesatar të 10 bankave.

Por, publikimi vetëm i këtij kursi fiks, që është një mesatare e blerjes dhe shitjes, krijonte shpesh paqartësi tek aktorët e interesuar për kursin e blerjes ose të shitjes.

Burime nga Banka e Shqipërisë pohuan për “Monitor” se ndërkohë janë shtuar dy tregues të rinj, vetëm për euron dhe dollarin, që janë:

-mesatarja e kursit të blerjes

-mesatarja e kursit të shitjes

Për valutat e tjera do të vijojë të bëhet vetëm publikimi i kursit fiks.

3 ndryshimet kryesore:

Mënyra e llogaritjes së fiksit mbetet e njëjtë, vetëm zëvendësohen katër zyrat me 4 banka, duke u bazuar tashmë në kursin mesatar të 10 bankave

Do publikohet kursi mesatar i blerjes për euron dhe dollarin

Do publikohet kursi mesatar i shitjes për euron dhe dollarin

Ndërsa për euron dhe dollarin do të publikohet kursi mesatar i blerjeve dhe kursi mesatar i shitjeve, që do të shërbejë për tu orientuar për kursin e blerjes dhe shitjes me shumicë. Ai do të bazohet në kursin që bankat kuotojnë me njëra tjetrën, pra në tregun ndërbankar të valutës.

Llogaritja e tij do të bazohet në kursin mesatar që 10 banka tregtojnë me njëra tjetrën

Këto veprime që bëhen në tregun ndërbankar do shërbejnë më pas si referenca, nëse duan bankat ta përdorin me klientët e tyre.

Caktimi i kursit nuk mbështetet në veprime por në kuotime, duke nxjerrë një mesatare aritmetike, që do të jetë e detyrueshme për tu zbatuar nga bankat, sqaron BSH.

P.sh., nëse publikimi i Bankës së Shqipërisë për kursin e blerjes për euron është 123 lekë, edhe kursi që bankat do të kuotojnë me klientët e tyre do jetë rreth këtij niveli, në varësi të shumës.

Nëse bankat nuk i binden udhëzimit, parashikohen që të ndërmerren disa masa nga Banka e Shqipërisë.

Një tjetër risi është bërja publike e listës së bankave dhe kuotimeve përkatëse, që deri tani nuk ndodhte.

Së dyti, do të bëhet standardizimi i veprimeve, pra i shumave për të cilat kuotohet kursi, që është një mesatare e kursit të kuotimeve të tregut në orarin që është i përcaktuar. Kjo do të thotë që, kurset me klientët do jenë rreth këtij niveli, për shumat e 100 mijë eurove ose shumëfisha të saj dhe do të jetë i standardizuar për tregun ndërbankar. Kuotimet do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës dhe jo vetëm në këtë orar, por Banka e Shqipërisë do të përdorë vetëm kuotimet gjatë këtij orari për të llogaritur fiksin si dhe mesataren e blerjeve dhe shitjeve.

Sipas Bankës së Shqipërisë, shtimi i këtyre dy treguesve synon standardizimin e shumave që do të tregtohen në tregun ndërbankar. Këto kuotime për shuma të standardizuara do të shërbejnë në të ardhmen për të bërë kuotimet e forward (caktimi i kursit për kontratat e të ardhmes) dhe future (fiksimi i kursit për një datë të ardhshme).

Një tjetër element i rëndësishëm është rritja e transparencës, si në drejtim të pjesëmarrësve ashtu edhe të kuotimeve në tregun ndërbankar.

Etiketa: Banka e Shqiperisederviatetkursi kembimit

Lajme të lidhura

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26
Para
Greqi/ Arrestohen 2 shqiptarë, rrëmbyhen  25 vjeçarin dhe kërkuan 10 mijë euro

Greqi/ Arrestohen 2 shqiptarë, rrëmbyhen 25 vjeçarin dhe kërkuan 10 mijë euro

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com