GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Bankat fshinë katër miliardë lekë kredi të humbura vitin e kaluar

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Bankat fshinë katër miliardë lekë kredi të humbura vitin e kaluar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sektori bankar fshiu rreth katër miliardë lekë kredi të humbura vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, vlera e kredive të nxjerra jashtë bilanceve shënoi rritje me rreth 33% krahasuar me vitin 2020. Megjithatë, vlerat e kredive të fshira ngelen relativisht të ulëta krahasuar me nivelet e viteve të mëparshme.

Banka e Shqipërisë vlerëson se gjatë periudhës janar 2015 – dhjetor 2021 bankat kanë fshirë nga bilancet e tyre më shumë se 70 miliardë lekë kredi të humbura. Vlera e kredive të fshira është sa rreth 175% e vlerës aktuale të kredive me probleme dhe jep një ide të qartë të ndikimit të madh që fshirjet kanë pasur në pastrimin e portofoleve të sektorit bankar, sidomos në periudhën 2015-2019. Në pjesën më të madhe, kreditë e fshira nga bilancet e bankave vitin e kaluar ishin kryesisht kredi në monedhën euro të mbajtura nga bizneset.

Nxjerrja e kredive jashtë bilancit konsiston në një teknikë kontabilizimi që ndikon në uljen e raportit të kredive me probleme të bankave, por, megjithatë, ajo nuk ka ndonjë impakt financiar në performancën e tyre.

Kreditë e klasifikuara si të humbura duhet detyrimisht të provigjionohen në masën 100%, çka nënkupton njohjen e plotë të humbjeve prej tyre në bilanc qysh para fshirjes. Nxjerrja e një kredie të humbur jashtë bilancit gjithashtu nuk nënkupton heqjen dorë nga procesi ligjor i mbledhjes dhe rekuperimit të tyre. Në përpjekje për të nxitur pastrimin e mëtejshëm të portofoleve, Banka e Shqipërisë në vitin 2020 vendosi shkurtimin e afatit për nxjerrjen jashtë bilancit të kredive të humbura në dy vjet, nga tre vjet që kishte qenë më parë.

Gjatë vitit 2021, cilësia e kredisë shënoi përmirësime të mëtejshme dhe raporti i kredive me probleme zbriti në nivelin 5.6%, 1.5 pikë përqindje më pak krahasuar me një vit më parë. Stoku i kredive me probleme u zvogëlua në 40 miliardë lekë, në rënie me 15% ose rreth 7 miliardë lekë krahasuar me vitin 2020. Në tkurrjen e stokut të kredive me probleme ndikimin më të madh e ka dhënë ristrukturimi i një pjese të kredive me probleme, i ndjekur nga fshirja e kredive të humbura nga bilancet e bankave dhe zvogëlimi i fluksit të kredive performuese që

kanë kaluar në klasat e kredive me probleme. Raporti mes fluksi të kreidve të reja me ndaj tepricës së kredive të rregullta në fund të vitit 2021 ishte 1.5% dhe kjo vlerë ishte më e vogël krahasuar me vitin 2020. Gjithashtu, norma e rikuperimit të kredive me probleme (Fluksi i ri i kredive me probleme që kanë kaluar në klasat performuese gjatë një viti ndaj tepricës së kredive me probleme) arriti në 15%, nga 6% që kishte qenë një vit më parë.

Në krahasim me vitin 2020 bankat kanë raportuar përmirësim të cilësisë së kredisë kryesisht për

kredinë me maturitet afatgjatë, kredinë për bizneset dhe kredinë në valutë.

Këto portofole të kredisë kanë në të njëjtën kohë vlerat më të larta të raportit të kredive me probleme. Në fund të vitit 2021, raportet e kredive me probleme për kredinë për bizneset ishte 6.6%, për kredinë në valutë 5.7% dhe për kredinë afatgjatë 5.5%.

Cilësia e kredisë në valutë të pambrojtur nga luhatjet në kursin e këmbimit është përmirësuar dukshëm në krahasim me një vit më parë. Raporti i kredive me probleme për këtë portofol të kredisë ra në 4.7% në fund të vitit 2021, nga 7.1% që kishte qenë një vit më parë. /MARRE NGA MONITOR

Etiketa: bankanivele

Lajme të lidhura

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka tokë dhe fermerë, por qeveria po e orienton tregun drejt importeve

12:33 - 21/08/26
Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Projeksioni alarmant i OKB-së: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë

09:43 - 19/08/26
Para
Ish-banori i Big Brother prezanton “të dashurën” e tij

Ish-banori i Big Brother prezanton “të dashurën” e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë
Sport

Bayern fiton trofeun e parë të sezonit, bavarezët dominojnë Dortmundin për Superkupn e Gjermanisë

23:22 - 22/08/26

Bayern Munich ka triumfuar 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park”, duke ngritur trofeun e Superkupës së Gjermanisë. Bavarezët...

Lexo më shumë
Rrëmbehen 3 zyrtarë të Policisë së Kosovës nga forcat serbe

E rëndë në Kosovë/ I mituri po luante me kallashnikov, qëllon aksidentalisht vëllain 10-vjeçar

22:50 - 22/08/26
Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet

22:20 - 22/08/26
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen kërcënueshëm drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22:10 - 22/08/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Rama ciao, ciao, ciao

21:49 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com