GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Protestë ndaj Bankers Petroleum, banorët paralajmërojnë bllokimin e puseve të naftës

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Protestë ndaj Bankers Petroleum, banorët paralajmërojnë bllokimin e puseve të naftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e zonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë nuk kanë arritur marrëveshje me përfaqësuesit e kompanisë Bankers Petroleum, pas takimit të zhvilluar këtë të martë lidhur me pagesat për tokat e dhëna me qira.

Pas takimit, banorët deklaruan se nuk janë dakord me kushtet e propozuara nga kompania dhe u shprehën të vendosur për të vijuar protestën. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestës, deri në bllokimin e një sektori të aktivitetit të kompanisë. Banorët deklarojnë gjithashtu se nuk do të lejojnë punëtorët e Bankers Petroleum të hyjnë në tokat që ata i kanë dhënë me qira, derisa të gjendet një zgjidhje dhe të respektohen kushtet e kontratave.

Dhjetëra banorë u mblodhën mëngjesin e sotëm para zyrave të kompanisë në Marinëz, duke kërkuar për të disatën herë respektimin e kontratave dhe kryerjen e pagesave për tokat e tyre. Sipas banorëve, këto toka përbëjnë një nga burimet e vetme të të ardhurave për familjet e zonës.

Ata pretendojnë se prej kohësh kompania nuk po respekton detyrimet e përcaktuara në kontratat e lidhura me pronarët e tokave. Banorët thonë se kanë protestuar disa herë dhe kanë zhvilluar takime me drejtues të kompanisë, përfshirë edhe CEO-n, por deri tani nuk kanë marrë një zgjidhje për kërkesat e tyre.

Nga ana tjetër, kompania ka pretenduar se AKBN nuk njeh disa prej shpenzimeve që lidhen me tokat, ndërsa banorëve u është kërkuar edhe ndryshimi i kontratave dhe i çmimit të qirasë së tokës.

Protesta lidhet me tokat e marra me qira nga kompania në disa fshatra të zonës, mes tyre Sheqishtë, Marinëz, Belinë, Zharrëz dhe Kallm. Pas dështimit të takimit, situata mbetet e tensionuar, ndërsa banorët paralajmërojnë masa më të forta nëse nuk arrihet një marrëveshje me kompaninë.

Etiketa: Bankers Petroliumnafteproteste

Lajme të lidhura

Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit ‘strehohen’ brenda, policia hedh gaz lotsjellës
Aktualitet

Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit ‘strehohen’ brenda, policia hedh gaz lotsjellës

20:46 - 18/10/26
Protesta zhvendoset pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta zhvendoset pranë Parlamentit

20:31 - 18/10/26
Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë
Aktualitet

Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë

19:23 - 18/10/26
Para
Helmimi i 140 personave në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm

Helmimi i 140 personave në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit ‘strehohen’ brenda, policia hedh gaz lotsjellës
Aktualitet

Tensione pranë selisë së PD-së, protestuesit ‘strehohen’ brenda, policia hedh gaz lotsjellës

20:46 - 18/10/26

Momente tensioni janë regjistruar pranë selisë së Partisë Demokratike, ku protestues dhe efektivë të Policisë janë përballur gjatë tubimit në...

Lexo më shumë
Protesta zhvendoset pranë Parlamentit

Protesta zhvendoset pranë Parlamentit

20:31 - 18/10/26
Policia hedh gaz lotsjellës pranë xhamisë, besimtarët po bëheshin gati për t’u falur

Policia hedh gaz lotsjellës pranë xhamisë, besimtarët po bëheshin gati për t’u falur

20:07 - 18/10/26
Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë

Protestuesit i vendosin zjarrin dikasterit që ka drejtuar Balluku, Ministria e Infrastrukturës në flakë

19:23 - 18/10/26
Përleshje të forta mes policisë dhe protestuesve, 10 efektivë dhe 2 protestues dërgohen në spital

Përleshje të forta mes policisë dhe protestuesve, 10 efektivë dhe 2 protestues dërgohen në spital

18:58 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com