GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Banorët e Babrrusë presin kopshtin e ri, Rakip Suli bën pazar me Nuri Ballën për 528 MLN lekë

12:14 - 27/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryebashkiaku Suli është nën hetim nga SPAK, ku është thirrur disa herë vetëm këtë javë. Këtë të mërkurë, Suli përveç paraqitjes së dokumenteve

Kryebashkiaku Suli është nën hetim nga SPAK, ku është thirrur disa herë vetëm këtë javë. Këtë të mërkurë, Suli përveç paraqitjes së dokumenteve

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët presin të ndërtohet kopshti në Babrru, ndërsa kryetari i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, vazhdon pazarin me fondin e miratuar nga këshilli bashkiak. Të paktën t’i ndalte abuzimet kur investohet për fëmijët e komunitetit! Por kryetari Suli nuk stepet me veprimet në shkelje të ligjit në çdo tender që organizon.

Këtë herë Suli ka vënë në risk fondet për ndërtimin e një kopshti në Babrru. Ai ka zhvilluar tenderin me objekt ‘Ndërtim i godinës 3+1 kt, kopshti Babrru Qendër’, për të cilin janë lënë në dispozicion 528  milionë lekë. Gara ka qëndruar e hapur për vetëm dy javë dhe gjatë kësaj kohe janë dorëzuar  6 oferta të ndryshme.

Pra, jemi në kushtet ku flasim për ndërtimin e një institucioni parashkollor me fondin prej 528 milionë lekë dhe janë dorëzuar 6 oferta, ku 3 prej tyre janë më ekonomike.

Dhe kështu prisnim që të zhvillohej një garë për të zgjedhur kompaninë që vërtet përmbush kriteret ligjore.

Kjo nuk ka ndodhur, sepse Suli i ka rënë rrugës së shkurtër të abuzimit. Tri ofertat ekonomike kryetari i ka skualifikuar me argumentet se njëra ka propozim “anomalisht të ulët”, ndërsa dy tjerat kanë mungesë dokumentacionesh.

Konkretisht ofertat e shkualifikuara varionin nga 395 milionë lekë tek 420 milionë lekë. Menjëherë pas tyre janë përjashtuar edhe dy kompani të tjera me të njëjtat pretendime.

Ligjin e detyron komisionin të njoftojë operatorët  për mungesat në dokumentacione brenda afatit, por urdhri nuk është kursehet fondi, por t’i jepet me urgjencë mikut të kryetarit.

Në “finale” mbeti vetëm oferta e dorëzuar nga  bashkimi i operatorëve “ERGI” – “FATI 2010”. Ky bashkim operatorësh u shpall fitues pa garë, pasi nuk kishte asnjë konkurrent përballë. Propozimi i miratuar është 435 milionë lekë.

Më datë  26  korrik 2024, Suli ka bërë publike kontratën në Agjencinë e Prokurimeve Publike.

Nëse do të ishin marrë në konsideratë ofertat më të  lira, Suli do të kursente në favor të buxhetit të bashkisë të paktën 100 milionë lekë. Këtu kuptohet edhe se sa shumë është fryrë fondi limit. Në fund ka lekë për korrupsion, por shpresojmë të hidhet ndonjë tullë në godinën e kopshtit.

 

Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ndërsa situata është më e rëndë kur shohim se paratë janë ndarë me Nuri Ballën, themeluesin e firmës Ergi Shpk, që tashmë drejtohet nga djali i tij. Nuri Balla njihet gjerësisht që përfiton në tenderët pa garë, që merr kryesisht nga bashkitë e juglindjes. Jo vetëm kaq, por kjo kompani merr paratë dhe nuk kryen punën.

Kjo kompani është denoncuar edhe nga vetë deputetët e mazhorancës për tenderin 65.3 milionë lekë për mirëmbajtjen e rrugës Fier Shegan-Divjakë.

Dy kompanitë, ku njëra është “ERGI”, nuk e kanë mirëmbajtur asnjë ditë të vetme rrugën duke e lënë atë në gjendje të mjerueshme. Kontrata e fundit ka nisur ne Gusht 2022 dhe ka patur zero mirëmbajtje nga ky grup kompanish nën kontratë, sipas denoncimit publik.

Tenderi për mirëmbajtjen me performancë të segmenteve rrugore Fier Shegan – Divjakë + K/Rr. Nacionale – Grabian + Strumë – Qafë Marinëz” u zhvillua në mars 2022. Në garë u paraqitën 5 oferta, por ARRSH shpalli fituese bashkimin e kompanive Ergi dhe BE-IS për vlerën 65.3 milionë lekë. Kontrata u lidh në gusht 2022 me afat 24 muaj.

 

Gjithsesi, kompani të tilla janë të preferuara nga zyrtarët e dyshuar për korrupsion. Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Kamëz, Rakip Suli, është paraqitur dy herë në SPAK në nëntor 2023. SPAK po kryen hetime për veprat “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”, “shpërdorim detyre”, “shkelje e barazisë në tendera” dhe korrupsion, pas kallëzimit të banorëve të Kamzës. Rakip Suli është denoncuar edhe nga një grup këshilltarësh të bashkisë Kamëz, duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë institucion.

Burime bejne me dije se SPAK po kryen hetime për zyrtarë të bashkisë Kamëz, lidhur tendera të pastrimit të qytetit dhe dëmshpërblimet për tërmetin. Pas kallëzimeve të mbërritura në strukturën antikorrupsion, ky institucion ka regjistruar procedim penal, ndërsa hetimet po kryhen nga prokurori Elvin Gokaj. Mësohet se për këtë çështje janë thirrur dhe janë marrë në pyetje disa drejtorë të këtij institucioni dhe janë sekuestruar dokumente nga bashkia.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbabrru; ergi balla; nuri ballafrimekopeshteopen data albaniaRakip Sulitender

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
Rama shtrëngon pushtetin mbi partinë, mbledh nesër Kongresin për zgjedhjen e Asamblesë

Rama shtrëngon pushtetin mbi partinë, mbledh nesër Kongresin për zgjedhjen e Asamblesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn

14:30 - 18/12/25

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje...

Lexo më shumë
Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com