GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banorët e Bërxullës në protestë: Duan të na fusin në burg

10:49 - 30/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët e Bërxullës në protestë: Duan të na fusin në burg
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë, duke kundërshtuar projektin e aksit Thumanë-Kashar. Kryeplaku i fshatit, ka treguar se janë denoncuar nga policia e Vorës në Prokurori. Banorët thonë që ndihen të rrezikuar, pasi duan t’i “fusin në burg”, për shkak të protestave të tyre. Sipas tyre, janë duke u bërë veprime jo legjitime nga ana e shtetit.

Banori: “Kërkojmë zgjidhje, marrëveshje e dialog, por këta nuk ulen që të na japin zgjidhje. Jam denoncuar në Prokurori së bashku me familjen. Turpin ta kenë ata që na kanë çuar në prokurori. Janë 5 familje, së bashku me fëmijë. Por është vendosur të mos procedohemi penalisht pasi në shpresën zyrtare të Prokurorisë thuhet se jemi në të drejtën tonë.

Jemi denoncuar nga Komisariati i policisë Vorë, duan të na zhdukin, të na fusin në burg, që të mos ketë njeri që të dalë në protestë. Unë do i kthej denoncimin. Nuk jam sjellë asnjëherë kundra ligjit. Nuk i kemi krijuar askujt probleme, jam paditur për të dytën herë familjarisht. Një zonjë që hipi në shtyllë është paditur për këtë. Do shkoj në Hipotekë të martën për të gjitha procedurat që i kam çuar drejtorit të Hipotekës aty. Dosjet që kanë mangësi duhet të plotësohen. S’duam që të bëhen dokumente për të na mbyllur sytë, por të jetë e kompletuar.

Jam kundër votimit, të gjitha banorët e fshatit s’duhet të marrin pjesë në votime. Arsyeja dihet, 7 muaj nuk kemi një përgjigje se ç’do bëhet me këta banorë. Duhet të vijnë të ulen me ne, në publik në praninë e mediave. Të bëjnë deklarata për shtyp e të na tregojnë se si do të zgjidhet.

Po protestojmë për të të drejtat tona. Gjurma është bërë me Google, jo me gjurmë në terren. Situata është bërë gangrenë, është maskaradë e madhe. As vetë nuk i japin zgjidhje, sepse i ka ngelur në dorë projekti. Do të rezistojmë deri në ditën e fundit, ky projekt na shkatërron neve si fshat. Kryeministri urgjentisht të vijë këtu, protesta do vazhdojë. Nuk dihet se si do të shkojnë punët.”

Banorët e Bërxullës kanë 7 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit ‘Thumanë-Kashar’, segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën ‘Gener 2’ të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to./Dosja.al

 

 

Etiketa: berxulleproteste

Lajme të lidhura

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura
Aktualitet

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26
“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

20:45 - 10/01/26
Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet
Aktualitet

Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet

20:27 - 10/01/26
Para
VIDEO/ Berisha në Fushë Arrës, qindra banorë e presin që në Gjegjan

VIDEO/ Berisha në Fushë Arrës, qindra banorë e presin që në Gjegjan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të shtunën se iranianët “po e shohin lirinë”, ndërsa protestat vazhdojnë të përhapen në...

Lexo më shumë
“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26
“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

“Kundër hajdutërisë”/ Lapaj njofton protestën e rradhës: Para kryeministrisë për dorëheqjen e Ramës

20:45 - 10/01/26
Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet

Banorët e fshatit Çiflik në protestë: Bashkia po na mbyt, ka mbyllur kanalet

20:27 - 10/01/26
Temperaturë deri në 39 gradë, dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë

Temperaturë deri në 39 gradë, dyndje të fëmijëve me grip në urgjencën e pediatrisë

20:24 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com