GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banorët e Çërravës në protestë: Bashkia po na merr tokat e trashëguara për panele diellore

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Banorët e Çërravës në protestë: Bashkia po na merr tokat e trashëguara për panele diellore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e fshatit Çërravë në Pogradec kanë dalë sot në një protestë të ashpër duke kundërshtuar një projekt për vendosjen e paneleve diellore në kullotat dhe tokat bujqësore të zonës. Ata thonë se kjo është pasuria e tyre e vetme dhe jetesa e fshatit mbështetet krejtësisht te bujqësia dhe blegtoria.

Të shqetësuar, banorët ngrenë alarmin se vendosja e paneleve diellore do t’i privojë ata nga kullotat dhe tokat bujqësore që i kanë në përdorim e në pronësi, një pjesë të mbjella me kulturat e tyre. Ata thonë se nëse projekti zbatohet, fshati do të mbetet pa mundësi jetese.

“Kam 20 vite që merrem me mbarështimin e deleve dhe me ketë mënyrë kemi mbajtur familjen. Sot na kanë dalë probleme të tjera dhe duan të na largojnë nga mali i fshatit Çërravë që e kemi trashëguar nga gjyshërit tanë. Në atë mal unë kam 10 hektarë të gjyshit tim.”

“Ky fshat me këto toka do jetojë , do mbajmë bagëtitë. Vetëm unë kam 200 kokë dhen, ku do t’i çoj? Nuk di çfarë duan të bëjnë , ata bëjnë hesapet e tyre në tokën tonë.”

Një javë më parë është organizuar një konsultim publik, i cili sipas banorëve ka qenë formal dhe pa transparencë. Ata pretendojnë se bashkia e Pogradecit tashmë e ka futur këtë projekt për miratim në rendin e ditës së Këshillit Bashkiak.

“Para 1 jave është bërë një konsultim publik që ka rezultuar fals. Bashkia e Pogradecit e ka futur në rend të ditës, për të miratuar këtë projektvendim, për t’i marrë fshatit Çërravë tokat blegtorale. A mund të zhvillohet bujqësi e blegtori mbi panele? Është pasuria e fundit pyjore që i ka mbetur këtij fshati. Unë si anëtar i këshillit bashkiak jam kundër kësaj vendimmarrje dhe u bëj thirrje të dalin kundër kesaj iniciative. Me këtë inicativë u thonë banorëve të largohen pasi këtu nuk ka të ardhme.”

Fermerët dhe blegtorët e Çërravës thonë se nuk do të tërhiqen. Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë protestat nëse vendimi nuk tërhiqet dhe kërkojnë reagimin e institucioneve shtetërore, por edhe të deputetëve të zonës, të cilët, sipas tyre, shfaqen vetëm në fushata, por jo kur fshati ka probleme jetike.

“Tokat i kemi në përdorim dhe në pronësi, një pjesë i kanë të mbjella. Nëqoftëse do zihen ato toka, nuk ka vend për bagëti e për asgje tjetër. Duhet të vijë deputeti këtu, se për vota vjen për probleme jo. Ne nuk kërkojmë dot asgjë e nuk zgjidhim dot asgjë. Atë pasuri që kemi atje mos na preket se mbajmë gjënë e gjallë.”

“Kemi marrë kredi që kemi ngritur stallat dhe kemi shtuar bagëtinë. Mesa kemi dëgjuar, duan të venë panele diellore në kullotat e fshatit tonë. Do vazhdojmë protestat se na kanë rrethuar në të gjitha anët. Këtë radhë ka shkuar atje ku nuk mban më. Do protestojmë derisa të na dëgjojnë.”

Banorët e Çërravës janë të vendosur për të mos u tërhequr nga protesta dhe për të mbrojtur kullotat e trashëguara brez pas brezi. Ata paralajmërojnë se përballja me institucionet do të vazhdojë, derisa zëri i tyre të dëgjohet dhe projekti për panelet diellore të tërhiqet. Për ta, ky është një betejë për mbijetesën e fshatit.

Etiketa: BashkipaneleprotesteToka

Lajme të lidhura

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë
Aktualitet

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku
Aktualitet

Arrestohen dy vëllezër shqiptarë në Itali, u përleshën me thika, ja shkaku

19:04 - 13/05/26
I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit
Aktualitet

I rrezikohet jeta? Transferohet sërish Durim Bami, nga burgu i Fushë-Krujës drejt atij të Peqinit

18:49 - 13/05/26
Para
“Droga si meritë biografike!”, denoncimi i Berishës: Rama emëron Ergys Hoxhën në krye të IKMT

“Droga si meritë biografike!”, denoncimi i Berishës: Rama emëron Ergys Hoxhën në krye të IKMT

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin
Breaking Views

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin

22:10 - 13/05/26

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Lexo më shumë
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale

21:30 - 13/05/26
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë

21:19 - 13/05/26
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia

20:47 - 13/05/26
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo

19:59 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com