GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Banorët e Hingës presin rrugën, Juliana Memaj bën pazarin e 166 MLN lekëve me Eral Myftarajn

13:08 - 10/12/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Banorët e Hingës presin rrugën, Juliana Memaj bën pazarin e 166 MLN lekëve me Eral Myftarajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderat e bashkive nxihen këto ditë nga asfalti elektoral i shoqëruar me abuzime me fondet. Juliana Memaj është një tjetër kryebashkiake që po hedh paratë për asfalt para zgjedhjeve. Tashmë është zyrtare që në 11 maj të viti 2025 do të mbahen zgjedhjet dhe vartësit e Ramës po shfrytëzojnë mirë këtë kohë. Por jo vetëm kaq, ata kujdesen që paratë të shkojnë në rrethin e ngushtë të biznesmenëve të favorizuar.

Në këtë kuadër kryebashkiakja e Dimalit ka vënë në lojë 166 milionë lekë në një projekt rural të domosdoshëm, por qëllimi vihet në dyshim po të shohim mënyrën si është realizuar procedura e tenderit.

Së fundmi, Bashkia Dimal ka zhvilluar tenderin me objekt “Rikonstruksioni i rrugës Hingë”.

Sipas të dhënave të relacionit që shoqëron tenderin do të rikonstruktohet rruga që shohim në foton më poshtë

 

Investimet që do të bëhen përfshijnë pastrimin e shkurreve në anësore, gërryerjen 15 cm të dheut për ta niveluar, 10 cm çakëll dhe mbushja me 5 cm asfalt. Nuk flitet për ndërtimin e trotuareve dhe as për ndriçim edhe pse është rruga kryesore e fshatit Hingë.

Për këto investime gjysmake banorët paguajnë nga taksat e tyre 166 milionë lekë, por dukshëm që paratë nuk do të shpenzohen të gjitha për punimet e rrugës.

Një pjesë e fondit humb për shkak të abuzimeve gjatë prokurimit.

Bashkimi Operatorëve Ekonomik TOTILA sh.p.k & “METEO”.SH.p.k ishin të vetmit që dorëzuan një ofertë me vlerë  rreth 160 milionë lekë, sërish një shifër e lartë për një shtresë asfalti.  Gjithsesi, pa e marrë në konsideratë ofertën e shtrenjtë, procedurat nuk duhej të kishin vazhduar sepse ka mungesë konkurrence.

Mema nuk i pezullon procedurat, sepse nuk mund t’i prish terezinë biznesmenit Eral Myftaraj, pronarit të firmës METEO i cili është mësuar të marrë pa garë tenderat nga bashkitë dhe ente të tjera publike. E nëse nuk i plotësojnë kërkesat Myftaraj ngre gjithë miqtë e Rilindjes në këmbë.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Nga ana tjetër, urojmë që kësaj here të bëhet kjo rrugë, sepse banorët mashtrohen gjithmonë para zgjedhjeve. Në vitin 2018, populli i këtij fshati protestonin sepse rruga u la përgjysmë.

Edhe politikani i opozitës, kryetari i PAA, Agron Duka vinte në dukje para disa ditëve se “Hinga, fshati i mandarinave vuan për shkak të infrastrukturës.

“Një tjetër sfidë për këtë fshat të prodhimit bujqësor është infrastruktura rrugore, që vështirëson transportin e mandarinave drejt tregjeve. Një vit pune mund të shkojë dëm nëse nuk gjenden zgjidhje për këto probleme jetike për bujqësinë shqiptare”, shkruan Agron Duka.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimbanoreDenoncimdimalEral MyftarajhingeJuliana Memajkerkeser rrugered flagtende

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
PD: Veliaj po u shtrëngon lakun qytetarëve me pagesat për inceneratorin që nuk ekziston

PD: Veliaj po u shtrëngon lakun qytetarëve me pagesat për inceneratorin që nuk ekziston

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…
Breaking Views

Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital…

09:01 - 11/01/26

Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim të rëndë në minutën e 41-të të pjesës së parë. Mbrojtësi i Atalantës u detyrua të...

Lexo më shumë
Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

Vëllai i Rooney-t me një ekip të kategorisë së gjashtë, eliminon fituesit e FA Kupës së Anglisë

08:44 - 11/01/26
Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

Klos/ Dyshohet se e mori uji i përroit, kërkime për gjetjen e 30-vjeçarit

08:33 - 11/01/26
Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

Alarm në Urën e Mifolit! Vjosa del nga shtrati, niveli mund të shkojë deri në 9 metra

08:21 - 11/01/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

Parashikimi i fatit sipas yjeve për shenjën tuaj, 11 janar 2026

07:45 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com