GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Banorët e Klosit presin ujin, tenderi 500 MLN lekë i Valbona Kolës pezullohet nga denoncimi

13:15 - 18/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Valbona Kola ka vetëm një vit si kryebashkiake në Klos, por në këtë periudhë ku qytetarët prisnin që ajo të mbajë premtimet,

Valbona Kola ka vetëm një vit si kryebashkiake në Klos, por në këtë periudhë ku qytetarët prisnin që ajo të mbajë premtimet,

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Valbona Kola ka vetëm një vit si kryebashkiake në Klos, por në këtë periudhë ku qytetarët prisnin që ajo të mbajë premtimet, shënohen vetëm për abuzime me tenderat. Gijotina.com ka raportuar shkelje me disa tendera të bashkisë Klos, përfshirë edhe fondet e rikonstruksionit të shkollave.

Tani përpjekja bëhet për paratë e një kanali uji. Konkretisht për tenderin me objekt “Ndërtim kanali ujitës Fullqet, Klos”, me fond limit mbi 490 milionë lekë që pritej të mbyllej më datë 30 gusht 2024.

Nuk e kuptojmë përse Kola investon në një kanal vaditës tani që kanë nisur shirat, kur punimet mund të kryheshin më herët. Në fakt, kjo po ndodh në shumë bashki, ku shkollat riparohen kur nxënësit janë shkollë, apo kryhen asfaltime në mes të shirave. Duket haptazi se shqetësimi i drejtuesve janë prokurimi i fondeve, jo zbatimi me cilësi i projekteve.  Edhe kryetarja Kola e ka syrin tek 490 milionë lekët.

Sipas dokumentit, kontrata do të nënshkruhej më 30 gusht 2024 dhe do të zgjasë 6 muaj. Nëse punët shkojnë mirë, kanali vaditës do të jetë gati para zgjedhjeve.

Por procedura e prokurimit është e dyshimtë dhe nuk jep garanci se do të ketë punime sipas kushteve të kontratës.

Vendimi i komisionit të Valbona Kolës ka ngjallur pakënaqësi tek pjesëmarrësit. Kështu, Arben Çela, pronari të firmës UDHA shpk. ka bërë një denoncim.

Në datën 16 shtator 2024, nëpërmjet Sistemit të Ankesave Elektronike pranë Komisionit të Prokurimit Publik, është administruar ankesa e operatorit ekonomik “Udha” SHPK.

Nga shqyrtimi paraprak i ankesës të sipërcituar, u konstatua se objekti i ankesës lidhet me vendimmarrjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave mbi skualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik “Udha” SHPK.

Deri në këtë moment, tenderi është i pezulluar.

Sipas të dhënave të dokumentit, UDHA SHPK është skualifikuar se nuk ka dorëzuar dokumentet që vërtetojnë se përmbush kapacitet teknike për të  zhvilluar brenda afateve këtë projekt. Mirëpo ankimuesi këmbëngul se ai i plotëson kapacitetet.

Dërgimi i tenderit tek KPP mund të jetë një manovër e bashkisë dhe e biznesmenit që nuk plotëson kriteret, për ta çuar vendimmarrjen në Tiranë ku mund të sajohet ndonjë “rregullim kriteresh” apo “anulim i procedurës”. Dhe më pas Kola t’i ketë duart e lira për t’a firmosur kalimin e fondit. Theksojmë se paratë për këtë investim u përkasin viteve buxhetore 2024, 2025 dhe 2026. Ndërkohë, kanali ka marrë edhe para të tjera që janë planifikuar me urgjencë duke ndryshuar buxhetin në prill 2024 për oponencën teknike, supervizionin, kolaudimin dhe studimin e ndikimit në mjedis. Sipas tabelës së mëposhtme del që Kola ka firmosur dërgimin e fondit rezervë për këtë projekt.

“Udha” shpk është një subjekt që ka marrë gjithmonë tendera pa garë, më së shumti nga ARRSH, Bashkia Kamëz dhe Bashkia Tiranë.

Përmendim këtu, që kjo firmë ka marrë fonde edhe në “Rrugën e Arbrit”, punimet në të cilën nuk i bëri siç kërkonte kontrata.

Bëhet fjalë për tenderin me vlerë 120 milionë lekë dhe objekt “Rehabilitim i tombino/tubosider në aksin rrugor Qafa e Buall-Fillimi i Rrugës së Arbrit”. Ky tender konsiderohet si prokurim i një pune për të cilën është paguar një herë një kompani tjetër. Për rregullimet në këtë rrugë merr pagesa të rregullta firma “Gjoka Konstruksion”. që e ka detyrim si koncesionar.

Të shohim se çfarë do të vendosë kryetari i KPP, Jonaid Myzyri për ankesën e Arben Çelës dhe vendimin e Kolës së Bashkisë Klos. Ndërkohë banorët e zonës Fullqet, Klos, mund të presin për ndërtimin e kanalit, sepse kështu kanë bërë për vite me radhë që dëgjojnë premtime.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimarben celaBashkia Klosred flagtenderudha shpkvalbona kolavije uji

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Lajmi tronditës për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit, ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve

Lajmi tronditës për ndarjen nga jeta të Gerti Bogdanit, ndërpritet mbledhja e Këshillit të Mandateve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish
Breaking Views

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25

Pas barazimit me Mainzin, Bayerni i Mynihut rikthehet te fitorja në kampionatin gjerman të futbollit. Skuadra kampione e Gjermanisë mposhti...

Lexo më shumë
Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalaimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital

19:36 - 21/12/25
Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

Berisha: Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit

19:09 - 21/12/25
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com