GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Banorët e Lazaratit ftojnë për kafe ambasadoren Yuri Kim

17:15 - 25/08/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët e Lazaratit ftojnë për kafe ambasadoren Yuri Kim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas njoftimit të bërë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku udhëzoheshin të gjithë shtetasit amerikanë që të bënin kujdes kur të vizitonin Shqipërinë për shkak të Covid-19 dhe për rrezikun që sipas tyre u kanosej në Lazarat, banorët e Lazaratit janë ndjerë të ofenduar.

Nënkryetari i ‘Shoqatës Lazarati’, në një prononcim për mediat i bën thirrje ambasadores amerikane në Tiranë që të shkojë dhe pijë një kafe në fshat për të parë dhe vetë gjendjen aty.

“Kemi me qindra emigrantë në të gjithë botën, ku me thënë të drejtën nuk kemi dëgjuar që një djalë nga Lazarati të jetë përfshirë në veprimtari të tilla kriminale. Po ashtu në fshat ka gati shtatë vjet nuk kemi asnjë problem. Policia vjen dhe hynë pa problem në fshat. Këtu tashmë vijnë dhe flenë turistë, holandezë dhe amerikanë dhe nga kombësi të tjera. Gjërat nuk duhen parë në retrospektivë duhen parë në perspektivë. Turistët këtu shijojnë vendet turistike të Lazaratit dhe kulinarinë. Shumica e të rinjve nga fshati kanë ikur, ka mbetur një pjesë e vogël të cilët merren me blektori, me bujqësi dhe me ndonjë biznes të vogël. Nëpërmjet jush në cilësinë e nënkryetarit të Shoqatës së Lazaratit, ftoj ambasadoren amerikane Yuri Kim të vijë të pijë një kafe në Lazarat” – tha nënkryetari i ‘Shoqatës Lazarati’.

Ndërsa një nga anëtarët e Shoqatës Lazarati u shpreh se një nga arsyet e njoftimit të dhënë nga DASH është patologjia e hershme e komunistëve kundër Lazaratit, por pa e thelluar shumë si argument.

“Ne ndihemi të ofenduar nga deklarata e DASH. Patologjia e hershme e komunistëve kundër Lazaratit të cilët e kanë sulmuar vazhdimisht. Kjo është ajo që mundoj që mund të jetë dhe një nga arsyet. Këtu situata është e qetë dhe në përgjithësi bujqësia është zhvilluar në një masë të gjerë, po ashtu dhe blektoria. Shumë njerëz shkojnë dhe punojnë në fasoneri dhe biznese në qytet, ndërkohë që një pjesë e madhe e të rinjve kanë ikur jashtë shtetit,”- tha anëtari i ‘Shoqatës Lazarati’.

Etiketa: ambasadorjakafeLazaratYuri Kim

Lajme të lidhura

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26
Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen
Aktualitet

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
Para
Situata alarmante e pandemisë në Greqi, konfirmohen 42 viktima

Situata alarmante e pandemisë në Greqi, konfirmohen 42 viktima

TË FUNDIT

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital
Aktualitet

Me plagë në kokë, policia e dhunon protestuesin në komisariat dhe refuzon ta dërgojë në spital

09:05 - 21/02/26

Këto janë pamjet e një prej protestuesve që është dhunuar rëndë nga policia. Por bashkë me këtë të ri, është...

Lexo më shumë
Molotovë drejt Kryeministrisë, forcat e rendit kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

Protesta e opozitës/ 52 të shoqëruar nga Policia, 17 persona të arrestuar dhe 35 nën hetim

09:03 - 21/02/26
Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

Itali / 25-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë buzë rrugës, i vrarë me plumb në kokë

08:51 - 21/02/26
France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:09 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com