GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banorët e Mzez Zalit: Për 1 km rrugë jetojmë mbi ujërat e zeza, vetëm emrin kemi Tiranë

21:04 - 25/04/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët e Mzez Zalit: Për 1 km rrugë jetojmë mbi ujërat e zeza, vetëm emrin kemi Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e zonës së Mzez Zal, rruga Zalata ose ish-pularia, pranë zonës së Kombinatit kanë vite që kërkojnë vetëm një gjë, të kenë një rrugë ku mund të ecin dhe të mos kenë ujëra të zeza në të.

Emisioni “Fol” u ndal në këtë zonë e cila ndodhet 1.5 kilometër larg njësisë nr.6 në Kombinat.

Kur bie shi rruga është e pakalueshme dhe si të mos mjaftonte kjo dalin dhe ujërat e zeza, çka i detyroi banorët të dalin në protestë dhe t’i kërkojnë bashkisë, rrugë dhe kanalizime për ujërat e zeza.

Banorët thonë se e gjithë rruga është vetëm 1 kilometër dhe shpërthimi i ujërave të zeza i rrezikon nga epidemia.

“Kanë dalë nevojtoret në shesh, UKT ka vendosur tubin e ujit mbi tubin e nevojtores. Ka 15 vite kjo situatë. Gjithë nevojtorja e lagjes më vjen te dera. Nuk dilet jashtë nga era e keqe. Ka 7 vjet që u bllokua kanali i madh i ujërave të zeza. Që në 1994 u bë kanali i madh, problemet filluan para 15 vitesh. Kanali i fekaleve është bllokuar nga mospastrimi. Mi 500 familje preken nga rruga dhe kanalizimet.

Problemin ia kam thënë dhe të madhit, do e rregullojmë ka thënë. Jam vendali, para dy javë e gjysmë nuk do jetoje dot. Nuk ecet as në makinë as në këmbë. Bashkia na tha nuk kemi. Ne nuk na kanë në listë. Deri te asfalti e ka minibashkia nr.6, këtej e ka komuna Kashar. 1 kilometër rrugë është dhe nuk na e shtrojnë.

Fëmijët prej këtyre problemeve po na ikin jashtë. Unë do i bojkotoj zgjedhjet, kam votuar dhe për të majtën dhe të djathtën. Jam i zhgënjyer. Ndihem i persekutuar. Po hapja një pus vjen Policia Bashkiake për të më gjobitur, pusin po e hapja në tokën time, në tok babe, mirë ujë që nuk na sjellin.”

Një tjetër banore shprehet se shkuan në bashki dhe takuan kryetarin, por ai iu tha se nuk e dinte se nga cila zonë ishim.

“Ujin e kemi sepse po shpenzojmë vetë, po hapim puse dhe uji nuk na del i pijshëm. Kam hapur katër puse nga 2 milion secili. Nuk na del se kanë hapur impianti i ujërave dhe uji ka ikur. Ne jemi skandal. Jemi vetëm 2 km larg Tiranës. Të shkosh nëpër fshatrat e thellë e kanë rrugën deri në derë, kurse ne jemi skandal. Na vijnë kur janë skandale. Ne nuk kemi asgjë veç emrit Tiranë. Nuk po kërkojmë as punë, asgjë, duam veç rrugë. Taksat i paguajmë, makinat tona çdo 2-3 muaj në servis. Këtu vijnë vetëm për vota, nuk bëhet fjalë për rrugë, këtu marrin vetëm në telefon për kë do votosh. Sollën asfaltin aty ku ka më shumë vota. Edhe një urë të vogël e kemi bëtë vetë.”

Etiketa: mzezujera te zeza

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Para
Presidenti i CDI-së: Qëndrojmë fuqishëm përkrah jush, riktheni demokracinë në Shqipëri

Presidenti i CDI-së: Qëndrojmë fuqishëm përkrah jush, riktheni demokracinë në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026
Breaking Views

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26

Dashi Në marrëdhënie sot mund të ndjeni nevojën për më shumë afërsi dhe mirëkuptim, ndaj mos hezitoni të hapni zemrën....

Lexo më shumë
Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com