GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët e Poliçanit ngrihen kundër shkrirjes me Beratin, mesazh Ramës: Vëri gishtin kokës! S’kemi bërë turp me djegien e teserave!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Poliçan ka vijuar dëgjesat publike me qytetarët në kuadër të konsultimeve për reformën e re administrative-territoriale. Gjatë takimit të zhvilluar në qytet, banorët janë shprehur kategorikisht kundër propozimit për bashkimin e Bashkisë Poliçan me Bashkinë e Beratit, duke e cilësuar këtë projekt si shkatërrues për të ardhmen e zonës.

Gjatë fjalës së saj, një nga qytetaret e pranishme e cilësoi projektin e reformës si “shfarosës dhe denigrues”, duke hequr paralele me pasojat që solli shkrirja e mëparshme e komunave në fshatrat e braktisura. Ajo ngriti shqetësimin për largimin e shërbimeve, varfërimin e zonave dhe degradimin e arsimit në klasa kolektive.

Përmes një mesazhi drejtuar kreut të qeverisë, ajo kërkoi reflektim të menjëhershëm, duke bërë thirrje që kreu i qeverisë “t’i vendosë gishtin kokës”.

“Zoti kryeministër, qytetarët e Poliçanit nuk kanë bërë asnjë turp me flakën që i vunë teserave, por i kanë thënë stop zjarrit e vullkanit që po ndiznin në zemrat e shqiptarëve. Ne nuk jemi marioneta, por do të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. I them jo kësaj reforme denigruese”, u shpreh ajo mes të tjerash.

Kundërshtim të fortë shprehu edhe një prind e trajner i rinjve në Poliçan, i cili e quajti reformën “vrastare për qytetin” dhe kërkoi që vendimmarrja t’u lihet vetë banorëve përmes votës. “Unë nuk largohem nga vatani im, fëmijët e mi do t’i rris këtu. Nuk e lë vatanin e prindërve të mi që kanë derdhur 40 vjet djersë. Politika duhet të na pyesë ne; të bëhet referendum dhe ta vendosim me votën tonë,” deklaroi ai.

Ndërkaq, një tjetër banor e cilësoi tjetërsimin e autonomisë vendore si një “gjenocid të kohëve moderne” me marifete administrative, që rrezikon t’i lërë qytetarët pa spital e pa shërbime bazë. Ai iu bëri thirrje deputetëve të qarkut të Beratit që të përballen me popullin dhe të mbajnë përgjegjësi: “Deputetët e zonës tonë duhet të vijnë këtu ballë për ballë, t’i dëgjojnë kërkesat e popullit sepse u kemi dhënë votën. Ne do ta bëjmë betejën me ligj e me rregulla deri në fund, sepse na takon të qëndrojmë si bashki”.

 

 

Etiketa: BanorëtBashkikundermesazh RamësPolican

Lajme të lidhura

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet
Aktualitet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Para
Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

Përplasen dy skafe në Shëngjin, humb jetën 25-vjeçari, një tjetër në gjendje të rëndë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com