GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Banorët e Maliqit shprehen kundër bashkimit me Korçën: Ta vendosë populli me referendum!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët e Maliqit shprehen kundër bashkimit me Korçën: Ta vendosë populli me referendum!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e Maliqit kanë dalë në protestë kundër propozimit për riorganizimin e ri territorial, që parashikon shkrirjen e 15 bashkive në vend, mes tyre edhe Bashkia Maliq.

Sipas propozimit të mazhorancës, Maliqi pritet të bashkohet me Bashkinë e Korçës. Banorët kundërshtojnë këtë ide dhe kërkojnë që Bashkia e Maliqit të vijojë të funksionojë si njësi më vete.

Protestuesit shprehen se nuk duan që Maliqi të bashkohet me Korçën, pasi, sipas tyre, Korça ka dështuar në ofrimin e shërbimeve dhe se ata nuk duan të mbulojnë problemet e saj.

Protestuesit kanë ngritur gjithashtu shqetësimin për gjendjen ekonomike dhe sociale të vendit, duke theksuar se Shqipëria është varfëruar dhe se një bashkim i tillë, sipas tyre, nuk do të sjellë përmirësim për banorët e Maliqit.

“Ne duam bashkinë këtu. Shërbimet i kemi këtu dhe nuk keni nevojë të bashkohemi me Bashkinë e Korçës”, u shprehën protestuesit.

Banorët kërkuan që për këtë çështje të zhvillohet një referendum dhe që vendimi për të ardhmen e bashkisë të merret nga vetë qytetarët.

“Të bëhet një referendum dhe ta vendosë populli”, ishte një tjetër kërkesë e protestuesve.

Gjatë protestës, disa prej banorëve ngritën edhe akuza ndaj qeverisë, duke pretenduar se qytetarët ndihen të kërcënuar dhe nuk kanë kurajë të shprehin hapur kundërshtimet e tyre.

“Këtu është krijuar një sistem diktature që i kërcënon dhe njerëzit nuk kanë kurajë të dalin”, deklaruan protestuesit.

Ndërsa një tjetër qytetar i Maliqit tha se: “Ramës i është bërë mendja resorte, kulla dhe koncerte dhe i ka harruar hallet e popullit”.

Etiketa: BashkiKorçëMaliq

Lajme të lidhura

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën
Breaking Views

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë
Aktualitet

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa
Aktualitet

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26
Para
Tragjedi në familjen shqiptare, zjarri në banesë u merr jetën tre fëmijëve, 4 të tjerë  në gjedje kritike

Tragjedi në familjen shqiptare, zjarri në banesë u merr jetën tre fëmijëve, 4 të tjerë në gjedje kritike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja
Sport

Spektakël në “Old Trafford”, Manchester United përmbys Romën dhe rikthehet te fitorja

23:11 - 03/11/26

Manchester United ka dhuruar një përmbysje spektakolare në “Old Trafford”, duke mposhtur Romën me rezultatin 3-2, në një ndeshje dramatike...

Lexo më shumë
Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

Probleme gjatë votimit në Nju Jork, makineritë nuk skanojnë mbi 250 mijë fletë votimi, republikanët akuzojnë për manipulim

22:30 - 03/11/26
Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

Udhërrëfyesi i Komisionit Europian: Mali i Zi mbyll negociatat në fund të vitit, Shqipëria pret radhën me Moldavinë dhe Ukrainën

21:58 - 03/11/26
E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë, 53-vjeçari sulmohet nga ariu dhe ndërron jetë

21:52 - 03/11/26
Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

Dënohen me burg 4 shqiptarë në Londër, vidhnin bizhuteri luksoze nëpër banesa

21:30 - 03/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com