GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banorët në Laprakë vazhdojnë protestat: Të na japin dëmshpërblim për banesat

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Banorët në Laprakë vazhdojnë protestat: Të na japin dëmshpërblim për banesat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ashtu sikur paralajmëruan dy ditë më parë, banorët në zonën e Laprakës në Tiranë kanë dalë sërish në protestë për punimet që bëhen në Unazën e Madhe.

Të revoltuar dhe me thirrje kundër qeverisë ata bllokuan 2 prej rrugëve kryesore të zonës. Për afro 40 minuta nuk lejuan drejtuesit e mjeteve të kalojnë duke shkaktuar edhe trafik.

Në një prononcim për mediet, banorët thonë se ky reagim erdhi pas indiferencës së autoriteteve  për të dhënë më shumë informacion lidhur me projektin e Unazës së Madhe të kryeqytetit që në këtë zonë prek rreth 700 shtëpi.

Ata shprehen se janë pro ndërtimit të rrugës, por me kusht që projekti të konsultohet edhe me ta, si dhe t’u jepet dëmshpërblim për banesat që prishen.

“E bllokuam rrugën sot sepse kërkojmë transparencë nga bashkia dhe nga shteti shqiptar pasi ne jemi qytetarë të këtij shteti dhe kërkojmë të drejtën tonë. Në lagjen tonë nuk është prezantuar akoma asnjë projekt. Të na kthejnë një përgjigje, ta dimë se ku do bjerë rruga, sa gjerësi është. Nuk ka problem, rrugën ta bëjnë ata. Ne të na japin dëmshpërblim. Kjo qeveri është e pabesë qëkur ka ardhur në pushtet”, shprehen ata.

Ata deklaruan se, protestat e tyre do të përshkallëzohen nëse nuk marrin përgjigje për shqetësimet e ngritura. Pasi, pretendojnë s e projekti ka ndryshuar disa herë, ndërsa institucionet kanë  njoftuar për shembjen e banesave vetëm ata që posedojnë certifikatë pronësie.

Lajme të lidhura

Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Para
Trajneri i Polonisë kopjon Edi Rejën

Trajneri i Polonisë kopjon Edi Rejën

TË FUNDIT

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Piktorit i ka mbaruar koha! Shqipëria nuk shitet më, sepse u rritën mbrojtësit e saj

09:21 - 11/11/26

Nga Kim Mehmeti   Po, kalendarin e një populli e shënojnë ngjarjet që qëndrojnë si kufij, duke e ndarë kohën...

Lexo më shumë
Moti i keq, pezullohet deri të hënën lundrimi i anijeve në Vlorë

Moti i keq në Vlorë, ndalohet dalja në det e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit

09:07 - 11/11/26
Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com