GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Banorët pa ujë, Armando Goxharaj vazhdon prej 1 viti pazarin 400 MLN lekë për ujësjellësin e Çiflikut

13:15 - 14/06/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Banorët pa ujë, Armando Goxharaj vazhdon prej 1 viti pazarin 400 MLN lekë për ujësjellësin e Çiflikut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njerëzit e thjeshtë duhet të vuajnë për ujë, ndërkohë që vazhdon përplasja mes dy klaneve në Sarandë për të marrë paratë e tenderit. Kjo është e vërteta e hidhur që kulmon me anulimin e projektit të rregullimit të ujësjellësit të Çiflikut në Sarandë.

Para disa ditësh (5 maj 2023) Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë njoftoi anulimin e tenderit me objekt “Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Çiflik dhe ndërtim pusi”.  Në lojë janë 37,892,769.17 lekë pa TVSH.

Për këtë projekt përplasen Bledar Mane, i njohur në Sarandë për ndërtimet, pronar i kompanisë “MANE/S” shpk dhe Fotina Rondo që ka firmën “Cogren” shpk.

I pari është i favorizuar nga kryebashkiakët e Sarandës dhe Konispolit, përfitues i të paktën 60 kontratave publike. E dyta, është nga Himara, por me aktivitet të zgjeruar në shumë bashki të jugut. Edhe Rondo ka pothuajse një numër të barabartë kontratash me Manen, të përfituara gjatë viteve të fundit. Rondo në këtë përplasje vjen pa mbështetjen kryesore, sepse ish-kryetari i bashkisë Himarë, Jorgo Goro tashmë gjendet në burg. Në atë kohë, i biri i saj punonte jurist në bashki dhe e ëma merrte tenderat.

Përplasja e dy kompanive vendore ka përfshirë institucionet në Tiranë, që gjithashtu janë po aaq të korruptuara (të paktën në këtë rast) sa edhe drejtori legjendar i Ujësjellësit të Sarandës, Armando Goxharaj. Ky i fundit ka merita se e ka zhytur Ujësjellësin në borxhe katastrofike, megjithëse merr fonde nga Belinda Balluku më shumë se sa Gjirokastra apo rajone të tjera fqinje.

Pra, tenderi anulohet, sa të bëjnë pak pushim palët! Arsyet e Anulimit? Autoriteti Kontraktor (Armando Goxharaj) ka marrë urdhër nga Agjencia e Prokurimit Publik që të anulojë tenderin që e kishte fituar firma e Fotina Rondos. Pas verifikimeve të kryera pranë institucioneve përgjegjëse lidhur me kualifikimin e bashkimit të operatorëve “Cogren”shpk dhe “J O G I” shpk, Ujësjellësi “konstatoi se Drejtuesi Teknik A.L. në Licencën e kategorisë III.2.B, nuk rezulton i punësuar pranë shoqërisë “Cogren”shpk. Kjo e vërtetuar dhe nga shkresa e Drejtorisë Rajonale Tatimore Sarandë nr. 844/1, datë 13.03.2025. Fakti që drejtuesi Teknik nuk është i deklaruar në listëpagesa për një periudhë mbi 6 muaj, përmban shkelje…për sa më lartë procedura u ridërgua për rivlerësim”, shkruan drejtori i Ujësjellësit. Dhe meqë operatori tjetër (Mane) ishte skualifikuar për arsye të ngjashme, tenderi u kualifikua “pa asnjë ofertë të përshtatshme”.

Në fakt, pas këtyre frazave juridike fshihet korrupsioni i paparë i Goxharjat me tenderat.

Përjashtimi për 1 vit nga tenderat i firmës së Fotina Rondos

Ndërhyrja e Agjencisë së Prokurimeve Publike është shumë e vonuar dhe duket si “uji pas pilafit”. Agjencia që drejtohet nga drejtoresha Reida Kashta u vu në lëvizje vetëm pas një denoncimi që bëri kompania “MANE/S” shpk. Ku ishte gjithë këto muaj APP?

APP e ka marrë denoncimin më 4 shkurt 2025. Kështu ka nisur procedimi administrativ për përjashtimin e operatorit ekonomik “Cogren” Shpk, nga e drejta për të fituar kontrata publike, për keqinformim për qëllime kualifikimi në procedurën e prokurimit me objekt: “Rikonstruksion i rrjetit të ujësjellësit të fshatit Çiflik dhe ndërtim pusi”, zhvilluar nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës- Kanalizime Sarandë sha, në datë 10 shtator 2024. Pra, qysh nga shtatori APP noterizon vendimet e Armando Goxharajt pa bërë asnjë verifikim.

Si përfundim, bazuar në letrën e dërguar nga shoqëria “Mane/S” Shpk u verifikua fakti i “dorëzimit të dokumenteve, që përmbajnë të dhëna të rreme për qëllime kualifikimi”.

Kush është korruptuar, KPP apo APP?

Ndërkohë që drejtoresha Kashta po bënte një dorë muhabet me Ramën për inteligjencën artificiale në prokurime, janë marrë disa vendime të dyshimta në këtë tender.

Në datën 16 shtator 2024, Goxharaj i Ujësjellësit Sarandë ka njoftuar operatorët ekonomikë pjesëmarrës mbi rezultatet e vlerësimit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave:

  1. “MANE/S” shpk 29, 880, 624.5 lekë kualifikuar
  2. BOE “COGREN“ shpk & “J O G I” shpk 31,367,505.65 lekë kualifikuar
  3. “ASI-2A CO” shpk 33,434,230.49 lekë skualifikuar, pasi nuk ka permbushur te gjitha kriteret dhe kërkesat e hartuara nga Autoriteti Kontraktor.

Në datën 30 shtator 2024, pranë Komisionit të Prokurimit Publik është bërë denoncimi nga operatori ekonomik “Cogren” SHPK & “Jogi” SHPK për procedurën e prokurimit. Aty kundërshtohej vendimi mbi kualifikimin e ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “Mane/S” SHPK. Sipas denoncimit, “MANE/S” shpk nuk i ka licencat e kërkuara për këto punime.

KPP, që drejtohet nga Jonaid Myzyri, nën hetim për korrupsion, e ktheu përmbys vendimmarrjen e Goxharajt, sepse dukej hapur që Mane nuk i kishte këto licenca.

Pas shqyrtimit, Komisioni i Prokurimit Publik më 20 dhjetor 2024, pranoi ankesën dhe urdhëroi që “Autoriteti kontraktor të anulojë vendimin e KVO mbi kualifikimin e “MANE/S” SHPK, duke e skualifikuar atë”.

Ky vendim i ka shkuar për dijeni edhe drejtoreshës Kashta. Përse, pas këtij vendimi, APP nuk nisi hetimin administrativ për këtë tender?

Goxharaj e zbatoi formalisht urdhrin. Më datë 7 janar 2025, KPP verifikoi se Mane ishte skualifikuar dhe lejoi që procedura e prokurimit të vazhdojë me  shpalljen e fituesit të ri.

Njoftimi i fituesit u bë më 28 mars 2025, ku pas vendimeve të KPP janë skualifikuar:

1 “ MANE/S ” shpk, pasi licensa “Për punimet speciale të ndërtimit pika NS- 18 A Punime topogjeodezike e paraqitur OE nuk plotëson kërkesat e autoritetit kontraktor dhe nuk mund të konsiderohet e vlefshme”; 2. “ASI-2A CO ” shpk, pasi nuk ka paraqitur license SH.Z me kategorite kërkuara. Ndërkohë operator ekonomik i suksesshëm është shpallur bashkimi i firmave “ COGREN “ Shpk & “J O G I “ Shpk.

Ndërsa Open Data Albania, duke e shënuar me “Flamur të kuq” procedurën e prokurimit, e ka klasifikuar me risk të lartë korrupsioni. “Skualifikim i të gjithe operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu përshkruhet procedura e ndjekur në shkelje të ligjit.

Goxharaj bën namin me tenderat

Shoqëria Ujësjellës-Kanalizime në Sarandë ka marrë 3 herë më tepër financime nga qeveria, se 4 ujësjellësit e Qarkut të Gjirokastrës së bashku. Por në Sarandë, përveçse ka vetëm 5 orë furnizim me ujë, Ujësjellësi ka dalë çdo vit me humbje e vjedhje, për shkak të korrupsionit, nëpërmjet mos faturimeve e faturimeve minimale të bizneseve ferma, prodhim mermeri, lavazho, linja peshku, hoteleri e resorte, të cilët japin ryshfete te shefat.

Goxharaj e admnistron shoqërinë me humbje nga 500 milionë deri në 1.2 miliardë lekë në vit, madje dhe në 5 muajt e sezoneve të plazhit; ndërsa sipas KLSH, janë financuar investime që nuk janë kryer fare, në vlerë totale 18 milionë Euro.

Edhe, pas kalimit të 51% aksioneve në administrim të Ministrisë së Infrastrukturë-Energjisë, Ujësjellësi i Sarandës ka dalë sërish me humbje.

Më poshtë është grafiku turpërues i rezultateve të punës së Goxharajt me shokë.

Ndërsa banorët e Çiflikut do të presin gjatë që të rregullohet furnizimi me ujë, sepse akoma nuk mbaruar pazari për tenderin.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Armando GoxharajBledar ManeFotina RondotenderUjësjellësi Sarandë

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Tentoi të vriste një person, ekstradohet nga Gjermania 68-vjeçari

Akuzohet për tentativë vrasjeje, ekstradohet nga Spanja 25-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com