GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Banorët presin rrugën para zgjedhjeve, Flamur Golemi bën pazar me Isuf Meçin për 300 MLN lekë

14:55 - 20/02/25
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Banorët presin rrugën para zgjedhjeve, Flamur Golemi bën pazar me Isuf Meçin për 300 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mirë që u afruan zgjedhjet, që kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, të hedhë një dorë zhavorr në rrugët e fshatrave të Kardhiqit dhe Lunxherisë. Tenderi u zvarrit gjashtë muaj deri sa rreth 300 milionë lekë shkuan në duart e Isuf Meçit, që favorizohet gjithmonë nga kryetari.

“Flamur i kuq” për tenderin e Flamur Golemit

Kryebashkiaku bën të të pamundurën për mikun e tij. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e përshkruan tenderin Open Data Albania. Kjo procedurë është shënuar me “Flamur të kuq”, që tregon riskun e korrupsionit (Vlerësimi për këtë kategori bëhet në mënyre automatike, me filtra analitik të paracaktuar).

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Rehabilitimi i segmenteve të ndryshme rrugore” që ka filluar më 6 shtator 2024. Sipas dokumenteve të dorëzuara në Agjencinë e Prokurimit Publik, komisioni i Golemit ka përllogaritur se për këtë punë duhen 28 753 496,00 lekë, që dalin nga buxheti i bashkisë. Firmosja e tenderit i është deleguar me urdhër sekretarit të bashkisë, por dihet se kryetari vendos vetë për paratë që dalin nga arka.

Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve nga pjesëmarrësit ishte caktuar 26 shtator 2024 dhe brenda asaj dite është mbajtur tenderi. Meqenëse nuk dilnin llogaritë ashtu siç ishte paracaktuar, është marrë vendimi që të anulohet tenderi. Pretendimi i fiksuar nga komisioni është se “nuk ka pasur asnjë ofertë të përshtatshme”.

Tenderi është rishpallur më 6 nëntor 2024 dhe më 26 nëntor ishte data e re e dorëzimit të dokumenteve. Këtë radhë u ndoq një mekanizëm tjetër për të favorizuar kompaninë që duhej të fitonte. Megjithëse në këtë procedurë u regjistruan 6 subjekte, nuk pati garë, por vetëm veprime të komisionit që eliminuan konkurrencën.

Kështu, në fund iu hap rruga shoqërisë EUROBETON SHPK. Por ç’ndodhi më tej? Projekti dhe kontrata e tenderit u futën në sirtar. U mbyll viti 2024, po mbaron muaji shkurt dhe nga ndërtesa tek sheshi “Çerçiz Topulli” nuk po delte “tym i bardhë”. Vetëm më 18 shkurt 2025, në Agjencinë e Prokurimeve u bë e ditur se kjo punë është firmosur me Isuf Meçin.

Oferta e Eurobetonit ishte më e shtrenjta

Komisioni e kishte një shqetësim që u vonua për marrjen e vendimit. Oferta e paracaktuar që të fitonte ishte më e shtrenjtë se e operatorëve të tjerë. Kështu, bashkia iu fut studimeve për të gjetur kleçka nëpër dosjet e kompanive konkurruese me qëllim që të justifikohej skualifikimi i tyre.

Shumica e të metave të konstatuara mund të eliminoheshin duke njoftuar operatorët brenda afatit të caktuar. Sepse ia vlente të kursehej fondi i prokuruar. Madje mund të anulohej tenderi përsëri. Megjithatë, u skualifikuan të gjitha ofertat më të ulëta.

Kështu, bashkimi i operatorëve RSM COMPANY shpk & DESARET COMPANY SHPK kishte ofertën 19 471 532 lekë pa tvsh. NIKA shpk propozonte ta kryente këtë punë me 19 858 966.5 lekë pa tvsh.

Ndërsa bashkimi i operatorëve TEA-D shpk & COGREN shpk e kishte vlerën e ofertës 20 869 345 lekë pa tvsh.

Duke qenë se pronari i EUROBETON shpk është mik i kryetarit, ka fituar me ofertën më të shtrenjtë se ata më sipër, me vlerën 21 747 214 leke pa tvsh.

Mashtrohen me çakëll banorët para zgjedhjeve

Tenderi përfshin disa rrugë fshatrash me gjatësi nga 500 metra deri në 1 kilometër me gjerësi mesatarisht 2.5 metra. Përpara zgjedhjeve do të nisin punimet dhe do të mbarojnë për 6 muaj. Shtrimi i tyre do të bëhet me çakëll, ashtu siç ka qenë, si dhe do të vendosen bordura betoni.  Më konkretisht, në listë janë segmente në “Hundëkuq” (Odrie) “Prongji” (Cеро) “Gjat” (Lunxheri) “Shtepez” (Picar), Rruga lidhëse midis fshatrave Nokov-Mingul, “Plesat” (Ceро) “Valare” (Antigone) “Kodër” (Cеро) “Asim Zeneli ” (Antigone).

Sipas projektit të zbatimit “Në hapin përfundimtar konsistojmë me mbushje shtresë çakëlli…Ky çmim përfshin tërësinë e punimeve dhe punëtorisë që lidhen me mbushjen me cakëll natyror për profilimin e trupit të rrugës në thellësinë e dhënë”. Kërkuam më tepër në projekt, por nuk e pamë fjalën “asfalt” për shtrimin e rrugëve. Mbase do të hidhet beton në ndonjë pjesë rruge, meqenëse kompania e ka emrin “Eurobeton”. Shpresojmë që premtimi për banorët të mos mbetet në letër, por duke parë se si është zhvilluar tenderi, dyshojmë se kjo punë do të zvarritet edhe pas zgjedhjeve.

Kjo nuk është hera e parë që Flamur Golemi e favorizon në tendera Isuf Meçin. Në dhjetor 2022, Kryebashkiaku ka firmosur tenderin me objekt “Rikonstruksion rrugës Zhulat Gjirokastër loti I”, për të cilën ishin vënë në dispozicion 48 561 521,00 lekë (të reja).

Nga të dhënat e Open Data Albania rezulton se, tenderi në fjalë është dhënë pa konkurrencë. Për këtë tender kanë paraqitur ofertë 7 kompani, por të gjitha janë skualifikuar automatikisht dhe në garë mbeti vetëm bashkimi i operatorëve  “BOE EUROBETON” dhe “INA shpk”, të cilat kanë ofruar 38.296.731 lekë.

Së pari, vërehej se kompanitë e tjera kishin paraqitur ofertë të paktën 100 milionë lekë më lirë nga fondi limit. Dhe pavarësisht kësaj, sërish Golemi zgjodhi ofertën më të shtrenjtë .

Më tutje, binte në sy se njëra nga kompanitë kishte ofruar zero lekë, pra është një pjesëmarrës fiktiv, që i ka hapur rrugë fituesit. Këto të dhëna hedhin dyshime se bashkimi i operatorëve “BOE EUROBETON”  të Isuf Meçit dhe “INA shpk” të Ferdinand Çaushit, ishte paracaktuar si fitues.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

 

 

Etiketa: GolemipazarZgjedhje

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
Shpërdorim detyre, pezullohen 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT në Durrës

Shiti apartamente e dyqane për 2 mln euro, por s’ua dorëzoi blerësve/ Prokuroria çon në gjyq biznesmenin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com