GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Banorja e BBV bën rrëfimin drithërues për sëmundjen e kancerit

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Mbërrin droni i parë në BBV, ja për kë banor është
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrëmjen e djeshme në “BBVK”, Santiana ka treguar historinë e saj sesi e ka përballuar sëmundjen e kancerit. Ajo ka qenë shumë e re kur është përballur me këtë sëmundje. Satiana ka treguar se e kishte të trashëguar nga mamaja këtë.

Ajo u jep vajzave dhe grave një mesazh shumë të fortë, duke u thënë që të kontrrollohen në rastin e parë që konstatojnë diçka të dyshimtë tek vetja sepse u shpëton jetën.

Rrëfimi drithërues i Santianës për sëmundjen e kancerit

Qaja dhe s’dija çfarë të bëja. Kam qenë duke folur në telefon e bërryli më preku tek gjoksi dhe kam prekur diçka të fortë. Kam ikur tek tezja dhe i kam thënë prek njëherë dhe mos i trego as mamasë askujt. Kam shkuar në Gjakovë tek një mjeke sepse më vinte turp të shkoja tek një doktor. Ajo më tha prit pak dhe nëse rritet duhet ta heqësh. Vetëm më rritej dhe mu bënë nga një, dy e pastaj nisën të shumoheshin dhe më dolën në të gjithë gjoksin. Derisa i tregova mamasë dhe ajo u tremb shumë dhe më tha do ikim tek një mjek tjetër. Mjeku më prekte të gjëndrat që më kishin dalë dhe unë vetëm bërtisja, aq shumë më dhimbnin, derisa më tha që unë nuk të marr dot përsipër se je shumë e re, duhet të nisesh për Tiranë. Kthehemi në shtëpi të dyja duke qarë, madje na duheshin edhe shumë para, dhe ne nuk i kishim atë shumë parash. Për një ditë kredia nuk aprovohej, mami ka vuajtur shumë, duke ikur tek të gjtha bankat derisa më në fund ia dhanë. Shkova në Tiranë, më kontrrolloi dhe më tha që të kanë dalë edhe të tjera në të gjithë gjoksin. E kam prerë të gjithë gjoksin, kam rënë 40 kile sepse as nuk haja, as nuk pija, as nuk flija, vetëm qaja. Unë e kisha vulosur në mendjen time, thoja do vdes. Kur jam veshur për të ikur në sallën e operacionit, kur kam shkuar në dhomë, i kam parë të gjithë duke marrë kimioterapi dhe të gjithë pa flokë. Çfarë kam parë unë aty, vetëm kam nisur duke qarë. Më kanë hequr nëntë copa nga gjoksi. Mamaja ime është operuar para disa vitesh për të njëjtën gjë, se unë e kam trashëguar prej nënës. Mamaja e ka telefonuar doktorin e saj dhe i tregon për mua, ai e mbante mend mamin dhe i thotë sille vajzën se është i njëji rast. I besoj shumë atij doktori se më ka shpëtuar jetën. Pas operacionit kur jam përmendur, vetëm shikoja se kisha merak nëse më kanë hequr gjoksin apo jo dhe i thoja mamit më trego të vërtetën a ma kanë hequr. Mami më tha mos u bëj merak se edhe nëse ta kanë hequr të jap të miat dhe t’i bëj operacion. Pas operacionit kam qenë në një gjendje shumë të keqe, sepse shikoja veten të nxirë dhe thoja s’do shërohem kurrë. Sot kudo që shkoj u them vajzave kontrrollohuni, diçka të vogël që e dalloni shkoni të mjeku. Unë e kam të trashëguar nga nëna por edhe nga hormonet sepse kam pasur një rritje të menjëhershme. Zgjidhje ka vetëm ta heqësh gjirin, s’ka tjetër. Gjinjtë pastrohen me qumësht por unë e kam pasur te kanali i qumështit sëmundjen dhe s’kam asnjë mundësi t’i jap gji fëmijës. Mua kjo më përsëritet gjithë kohës.

Etiketa: BBVIp Kosova2kancersantiana

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
Lufta në Gaza, Biden nuk i beson deklaratat palestineze për viktimat

Krijimi i shtetit palestinez, Biden: Nuk është i pamundur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë
Sport

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në orën 18:00 ndeshjen e saj të fundit në Grupin C1 në Ligën e...

Lexo më shumë
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26
Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

Gjendet pa shenja jete një 85-vjeçare pranë fshatit Kuç, dyshohet se u mbyt në lumë

15:50 - 15/11/26
Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

Qëlluan me vezë makinën e Ramës, arrestohen 2 persona, 9 të tjerë nën hetim

15:15 - 15/11/26
Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

Mjegulla përfshin Juglindjen, e vendit vështirësi në qarkullim në disa akse nacionale

14:54 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com