GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën

21:52 - 13/12/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Barazim mes polemikash në ‘Niko Dovana’, Teuta ndan pikët me Tiranën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teuta dhe Tirana u ndanë në barazim 1-1 në stadiumin “Niko Dovana”, një rezultat që nuk i shërben asnjërës skuadër. Durrsakët humbën terren në garën për një vend në “Final 4”, ndërsa bardheblutë morën vetëm një pikë që thuajse nuk i ndryshon asgjë situatën, duke mbetur të fundit në renditje me 8 pikë.

Sfida nisi me ritëm të lartë dhe ishte Tirana që befasoi që në minutën e 4-t. Ndong udhëhoqi një kundërsulm të shpejtë, shkëmbeu me Falajen dhe pasi mori topin në zonë, finalizoi saktë për 0-1, duke shtangur vendasit. Reagimi i Teutës ishte gradual, me më shumë zotërim topi, por pa hapësira të pastra për goditje.

Në minutën e 24-t, Tirana gjeti sërish rrjetën me Falajen pas një kundërsulmi tjetër, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, vendim i konfirmuar edhe nga VAR-i. Katër minuta më pas, një kontakt mes Jurgens-it dhe Lleshit në zonë solli penallti për Teutën, të akorduar nga gjyqtari Barjamaj. Nga pika e bardhë, në minutën e 31-të, Beshiraj u tregua i saktë dhe barazoi shifrat në 1-1.

Pjesa e parë pati edhe një rast të artë për Teutën, kur në minutën e 33-t Beshiraj harkoi saktë nga e djathta për Arifin, por Tafas ndërhyri në momentin vendimtar.

Pjesa e dytë u shoqërua edhe me tensione jashtë lojës. Tirana refuzoi për disa minuta të dilte në fushë në shenjë proteste ndaj vendimeve të arbitrit, ndërsa lojtarët e Teutës qëndruan pranë pankinës në pritje të rifillimit. Loja vazhdoi, por rastet ishin të pakta. Në minutën e 68-t, Marku provoi një gjuajtje që u shndërrua në asist për Falajen, por sulmuesi nuk arriti të mposhtte Selmanin dhe u ndal nga ndërhyrja e portierit. Në kohën shtesë Tirana është me fat në dy goditje të njëpasnjëshme të vebndasve, shtylla dhe Tafas i mohojnë golin Teutës.

Në fund, rezultati mbeti i pandryshuar, duke lënë të dyja skuadrat të pakënaqura me një barazim që vlen pak në objektivat e tyre.

Etiketa: TeutaTirana

Lajme të lidhura

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Para
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com