GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Barazun me Kastriotin, Colella: Luajtëm mirë kundër Kastriotit, keqardhje për mundësitë e shpërdoruara

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Colella: Sulmi “OK”, pres qendërmbrojtës! Superiorja e ekuilibruar sivjet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani nuk ia doli të siguronte 3 pikët ndaj Kastriotit në “Elbasan Arena”, me të kuqtë që nuk shkuan më shumë se barazimi me rrjeta të paprekura.

Një barazim që kënaq më shumë Tiranën e cila afrohet tashmë me vendin e parë që mbahet nga demat me vetëm 1 pikë.

Pas kësaj pike të fituar, trajneri Giovanni Colella ka theksuar se skuadra e tij luajti mirë, ndërsa ndjen keqardhje për rastet e humbura.

“Gotën e shoh gjysëm. Këtë rezultat s’e shoh as gjysëm pozitiv, as gjysëm negativ. Mendoj që kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë. Kemi pasur raste më shumë se në ndeshjet e tjera. Ky është futbolli. Ke shumë raste për të shënuar, nuk fiton.

Skuadra? Nuk mund të them që kemi bërë një ndeshje të keqe, por as të mirë. Sigurisht e vetmja keqardhje që kam është se nuk kemi mbajtur ritmin. Sigurisht kjo edhe për meritë të kundërshtarit.

Skuka? E vetmja keqardhje që kam është se kemi pasur shumë raste dhe nuk i kemi konkretizuar me gol. Gjëja pozitive është se vazhdojmë të jemi në vend të parë dhe do të vazhdojmë. Duhet të kemi kujdes kur luajmë me kundërshtarë të tillë. Nuk jemi të varur nga golat e Skukës.

Lëvizja me Hotin? Të gjitha lëvizjet që bëra me Vllazninë dhe askush s’më pyeti për këtë siç bëra sot. (Qesh). Thjesht sepse doja të krijoja sa më shumë hapësira, ndaj e bëra këtë lëvizje.

Cara – Skuka – Da Silva – Hoti? Të gjitha skuadrat po luajnë çdo 3 ditë. Arsyeja është se pse bëj këto lëvizje, më duhet të menaxhoj gjendjen e lojtarëve nga ana fizike. Në këtë moment të kampionatit që gjendemi duhet të menaxhoj gjendjen e tyre. Ndeshjet janë shumë afër. Duhet të shikoj gjendjen e tyre në fushë. Hoti në këto dy muaj, ka pësuar 3 dëmtime. Da Silva ka problemet e tij fizike. Nuk janë pra në 100 përqindëshin e tyre. Nuk është se kemi shumë kohë për t’u stërvitur, ndeshjet vijnë shumë shpejt”, tha ai.

Etiketa: barazimGiovanno ColellaPartizani

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të
Sport

Champions League/ 7 gola në dy sfida, Dortmundi fiton në transfertë, Fenerbahçe shtanget në minutën e 89-të

20:47 - 20/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste
Sport

Paraqitjet e legjionarëve/ Daku, Seferi, Laçi, Manaj dhe Uzuni gjejnë rrugën e rrjetës. Muçi, Shpendi e Pilo japin asiste

15:26 - 19/10/26
Para
Akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, jepet vendimi për Tina Pajollarin

Akuzohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Martin Çeços, jepet vendimi për Tina Pajollarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com