Barcelona ka bërë goditjen e parë në merkaton që prite të fillojë në janar, pasi Ferran Torres mund të konsiderohet afrimi më i ri i katalanasve.
Ndonëse në vështirësi serioze ekonomike, drejtuesit e klubit ‘Blaugrana’ kanë plotësuar kërkesat e Xavi Hernandez duke mbyllur marrëveshjen me Manchester City për sulmuesin spanjoll.
Ata kanë rënë dakord për 55 milion euro plus bonuset ndërkohë që 10% e kësaj shifre do të shkojë në arkat e Valencias. Shifër kjo larg 70 milionë eurove që Man City kërkonin fillimisht për kartonin e Torres.
Rikujtojmë që sezonin e shkuar spanjolli 21-vjeçar ishte një lojtar kyç për Citiziens, ndërkohë që gjatë këtij kampionati është aktivizuar pak edhe për shkak të një dëmtimi./K.T/Gijotina.com
Discussion about this post