GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Barcelona dominon Bajernin me golat e Lewandowskit dhe Rafinhas (VIDEO)

në Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Barcelona dominon Bajernin me golat e Lewandowskit dhe Rafinhas (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Barcelona i ka dhënë një leksion futbolli Bajern Mynihut me një fitore bindëse 4-1 përballë bavarezëve, ku protagonist absolut ishte Rafinja.

Sulmuesi brazilian i dha avantazhin skuadrës së tij që në minutën e parë të ndeshjes, duke i bërë pak më të thjeshtë vijimin e takimit ku bavarezët u hodhën me shumë forca në sulm. Kejn ia doli të barazonte shifrat, por furia e bavarezëve solli edhe boshllëqe në prapavijë, të cilat u shfrytëzuan nga katalanasit në mënyrë perfekte. Levandovski ktheu në avantazh Barcelonën, ndërsa Rafinja në minutën e fundit thelloi diferencën.

Ishte përsëri Rafinja ai i cili tundi rrjetën me një kundërsulm të shpejtë në pjesën e dytë, duke ia bërë të pamundur Bajernit kërkimin e një përmbysje në minuat e mbetura të sfidës.

Kështu, katalanasit ngjallin edhe një herë fushatën e tyre europiane, ndërsa bavarezët mbeten në zonë e poshtme të tabelës.

BARCELONA-BAJERN MYNIH 4-1
1’, 45′, 56′ Rafinja, 37′ Levandovski / 18′ Kejn

56’ GOOOL BARCELONA!  Kundërsulm i shpejtë i katalanasve, Jamal jep një pasim perfekt për Rafinja i cili kontrollon me gjoks dhe pastaj ecën drejt zonës, duke mposhtur përsëri Nojer me një diagonale.

(VIDEO)

45’ GOOOL BARCELONA! Top i gjatë perfekt i Kasado për Rafinjën në të majtën, sulmuesi bën gjithçka mirë dhe mposht përsëri Nojer me një gjuajtje të pakapshme. 

(VIDEO)

37’ GOOOL BARCELONA! Fermin Lopez ia del të shmangë largimin e topit me kokë të Kim, pason në qendër për Levandovskin i cili nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë. Bavarezët kërkojnë faull ndaj mbrojtësit, por gjyqtari bën shenjë nga qendra. 

(VIDEO)

26’ Nojer thuajse bën gafën e vitit përballë Jamal, duke goditur sulmuesin në largimin e topit, por për fatin e tij sfera e kthyer përfundon jashtë.

(VIDEO)

18’ GOOOL BAJERN MYNIH! Aksion i shpejtë i bavarezëve me Gnabri i cili nga e majta harkon për Kejn, me sulmuesin  cili këtë herë shmang pozicionin jashtë loje dhe shënon. 

(VIDEO)

10’ Myler nga e djathta del në sulm dhe harkon në zonë ku Kejn me kokë gjen rrjetën. Por goli anulohet për pozicion jashtë loje të anglezit.

(VIDEO)

1’ GOOOL BARCELONA! Fermin Lopez jep një top në thellësi për Rafinja i cili me qetësi shkon drejt portës, shmang portierin dhe çon sferën në rrjetë.

(VIDEO)

Formacionet:

gijotina.com/

Etiketa: Barcelona-Bayern

Lajme të lidhura

Derbi Partizani-Tirana/ Ja rrugët që bllokohen dhe itineraret e tifozerive
Sport

Derbi Partizani-Tirana/ Ja rrugët që bllokohen dhe itineraret e tifozerive

15:03 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës
Breaking Views

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

13:59 - 11/10/26
Para
Zhegrova me klas botëror, i realizon gol Atleticos në Champions (VIDEO)

Zhegrova me klas botëror, i realizon gol Atleticos në Champions (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Derbi Partizani-Tirana/ Ja rrugët që bllokohen dhe itineraret e tifozerive
Sport

Derbi Partizani-Tirana/ Ja rrugët që bllokohen dhe itineraret e tifozerive

15:03 - 11/10/26

Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të...

Lexo më shumë
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

13:59 - 11/10/26
Momente paniku në fluturimin Tiranë–Napoli, avioni qëndron 20 minuta mes stuhisë dhe rrufeve

Momente paniku në fluturimin Tiranë–Napoli, avioni qëndron 20 minuta mes stuhisë dhe rrufeve

13:32 - 11/10/26
Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit

Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit

13:00 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com