Barcelona, ashtu si Real Madrid një ditë më parë, u kualifikua me penallti për në finalen e Superkupës së Spanjës, që po zhvillohet në Arabinë Saudite.
Katalanasit barazuan 1-1 në kohën e rregullt, ndërsa në shtesa të dyja ekipet shënuan nga një tjetër gol secili, për ta mbyllur përfundimisht në 2-2.
Leëandoëski dhe Ansu Fati ishin golashënuesit për ekipin e drejtuar nga Xavi Hernandez, ndërsa Fekir dhe Moron vendosën dy herë barazpeshën.
Në serinë e 11-metërshave, Barcelona u tregua e saktë në të gjitha goditjet, ndërsa për Betis gabuan Juanmi dhe Carvalho.
Finalja Real-Barça do të luhet ditën e dielë.
Discussion about this post