Skuadra e Barcelonës arriti një fitore me shumë vlera ndaj Valencias në “Kamp Nou”. Katalanasit e merituan suksesin teksa në këtë sfidë shkëlqeu Ansu Fati për të cilin elozhet nuk kanë fund. Barça u gjend në disavantazh në startin e takimit por ia doli të përmbys shifrat në fraksionin e parë.
Ansu Fati riktheu ekuilibrat përpara se Depay të kalonte në avantazh Barcelonën nga pika e bardhë e penalltisë. Në fraksionin e dytë Barcelona administroi lojën dhe shënoi edhe golin e sigurisë me Kutinjon. Një fitore morali e katalanasve përballë një kundërshtari të rrezikshëm.