GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Barcelona ‘shpartallon’ Valladolid, shkëlqen Raphinha me het-trik

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Barcelona ‘shpartallon’ Valladolid, shkëlqen Raphinha me het-trik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat të thellë 7-0 ndaj Real Valladolid në shtëpi në kuadër të javës së katërt në La Liga.

Dominimi i katalanasve u bë i qartë që nga fillimi i ndeshjes dhe kjo u shpërblye me gol në minutën e 20-të kur Raphinha shënoi 1-0 pas asistimit të Pau Cubarsit.

Vetëm pak minuta më vonë ata shënuan edhe golin e dytë, kësaj radhe me anë të Robert Leëandoëskit (24’) i cili realizoi për 2-0 pas asistimit të Lamine Yamal.

Pak sekonda para përfundimit të pjesës së parë, Jules Kounde (47’) e shfrytëzon një top të kthyer brenda zonës duke çuar topin në rrjetë për 3-0.

Të besuarit e Hansi Flick nuk u ndalën as në pjesën e dytë, ku arritën të shënojnë në portën e mysafirëve edhe në katër raste të tjera.

Për rezultatin 4-0 u përkujdes sërish braziliani Raphinha (64’) i cili reagoi shpejt dhe pa probleme e mposhti portierin Hein.

I njëjti lojtari gjeti sërish rrjetën pas asistimit fantastik të Lamine Yamal, duke shënuar në minutën e 72-të për rezultatin 5-0 dhe duke kompletuar kështu het-trikun në këtë sfidë.

Pas dy shtyllave të goditura, Dani Olmo më në fund u shpërblye me gol dhe këtë e gjeti në minutën e 83-të duke shënuar për 6-0.

Goli i fundit në këtë takim u shënua në minutën e 85-të ku sërish në skenë doli Lamine Yamal i cili asistoi sërish kësaj radhe për Ferran Torres i cili shënoui për rezultatin përfundimtar 7-0.

Pas kësaj ndeshje Barcelona renditet si lider në La Liga me 12 pikë.

Etiketa: Barcelona

Lajme të lidhura

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë
Breaking Views

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore
Breaking Views

Tirana lë pas rivalët, Partizani dhe Dinamo zhgënjejnë në renditjen vjetore

18:01 - 13/11/26
Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac
Sport

Vendimtare për kreun e grupit, Bjellorusi-Shqipëri gjykohet nga kroati Igor Pajac

15:27 - 13/11/26
Para
Burri i vuri flakën ish-gruas në Korçë, flet komshiu: Na trokiti në derë, kishte plagë…

Burri i vuri flakën ish-gruas në Korçë, flet komshiu: Na trokiti në derë, kishte plagë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com