GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardh Spahia: E pakta dy mandate i janë vjedhur PD-së në Shkodër

10:40 - 16/06/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Përballje me të keqen”, Bardh Spahia: Çfarë lind nga krimi gjeneron vetëm krim!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bardh Spahia,  deputet i zgjedhur i Partisë Demokratike në qarkun e Shkodrës ka komentuar farsën elektorale, sipas tij,  të 11 majit dhe manipulimet gjigante të bërë nga rilindja në Shkodër por edhe në të gjithë Shqipërinë.

“Unë jo rastësisht e kam thënë se dy mandate, janë vjedhur apo janë tjetërsuar në forma të ndryshme. Nuk është vetëm vjedhja, duhet të kemi parasysh që ka qenë një sulm ndaj votës së lirë në planin miltidimensional.

E kam fjalën për vjedhje, e kam fjalën për blerje, e kam fjalën për kërcënime, për presion dhe përdorim të administratës publike dhe të gjithë institucioneve shtetërore, për përdorim të krimit të organizuar dhe parave të pista të tyre. Por realisht mendoj dhe besoj se e kam edhe tagrin ta them si njohës i mirë i fushatave edhe i situatës në territorin e jo vetëm të bashkisë Shkodër por edhe të komplet qarkut.

Kam bindjen absolute që të paktën dy mandate i hiqen PD dhe opozitës nëpërmjet këtij modeli që tashmë Edi Rama e ka kthyer në një institucion.

Faktet janë aty faktet janë ulëritëse. Është e qartë për çdo qytetar se si ka funksionuar skema dhe si funksionon skema e Edi Ramës. Dhe jo më këto kam thënë se me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Asgjë më të rëndësishme, dhe nuk e them për retorike politike, asgjë më të rëndësishme se lufta për të rikthyer edhe njëherë votën e lirë qytetarëve shqiptarë, apo qytetarëve shkodranë në rastin e përfaqësuesve, deputetëve të Shkodrës, nuk ka për opozitën shqiptare dhe Partinë Demokratike.

Është emergjente lufta. Duhet të fillojë jo sot, dje duhet të kishte filluar. Ka filluar për hir te së vërtetës duke ju referuar asaj pune kolosale që po bën PD dhe kryetari Berisha për të dokumentuar, tjetërsimin në forma të ndryshme të votës së qytetarëve shqiptarë qoftë edhe nëpërmjet paraqitjes së atyre fakteve të pakundërshtueshme të atyre videove, të cilat tashmë po u japin të kuptojnë çdo qytetari shqiptar se si ka funksionuar dhe se si është tjetërsuar vota e tyre.

Se si ka ndërhy shteti dhe strukturat e tij, Partia Socialiste, partia shtet të themi, se tanimë, partia dhe shteti janë bërë një në tjetërsimin e votës së tyre, në shkatërrimin e një procesi, i cili do të duhej të ishte një proces që të reflektonte vullnetin e qytetarëve, por në fakt tashmë kontrollohet komplet nga Edi Rama. Kësaj duhet t’i gjejmë zgjedhjen dhe ky duhet të jetë objektivi ynë”, u shpreh Spahia.

 

Etiketa: Kryesore1mandareShkodërSpahia

Lajme të lidhura

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Plagosi turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i skafit (Emri)

Plagosi turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i skafit (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Lexo më shumë
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com