GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Ahmetaj pati informacion për arrestimin, ja kush ka akses…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Ahmetaj pati informacion për arrestimin, ja kush ka akses…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Gazment Bardhi, i ftuar në studion e emisionit “Open”, u shpreh se ish-zv.Kryeministri Arben Ahmetaj, nuk është shpallur ende në kërkim zyrtarisht për shkak se ende po shqyrtohet kërkesa e SPAK.

Sipas tij, në aferën e inceneratorëve përgjegjësia nuk është vetëm personale e Ahmetajt dhe se në të ka përfshirje nga gjithë qeveria, ndërsa shtoi se emri i kryeministrit nuk përmendet asnjëherë në dosje, por vetëm me rolin që përfaqëson.

Sakaq, ai shtoi se kërkesa për arrestimin e Ahmetajt nga SPAK ka ardhur në Kuvend në datën 10 korrik, gjë që sipas Bardhit ka bërë që Ahmetaj të arratiset nga Shqipëria.

“Ahmetaj për shkak se ende po shqyrtohet kërkesa e SPAK nuk është shpallur ende zyrtarisht në kërkim. Kur të shpallet autoritetet do bëjnë verifikimet e nevojshme. Rama kam përshtypjen se e di vendndohjen e Ahmetajt dhe ka detyrimin për të garantuar që ai të vihet në dispozicion të drejtësisë.

Në aferën ku është përfshirë Ahmetaj, nuk mund të thuhet se është personale. Nëse lexon dosjen e SPAK kupton se afera ka përfshirje në gjithë qeverinë. Emri i Ramës nuk përmendet me emër, por me rolin që mban. Në akuzën ndaj Ahmetajt SPAK ka verifikuar dhe procedurën e inceneratorit të Tiranës, duke deklaruar se ka ndërhyrje të paligjshme për të tri inceneratorët”, tha Bardhi.

Sulo: Ikja e Ahmetajt është disa orë para vajtjes së kërkesës në Kuvend. Tani kush e ka informuar atë?

Bardhi:  Kërkesa ka ardhur në Kuvend në datën 10. I vetmi autoritet që mund të ketë informacion për kërkesën e SPAK do ishte Edi Rama. Askush tjetër nuk ka atë akses. SPAK do duhet të vepronte duke dërguar me urgjencë kërkesën. Fakti është se sapo është firmosur kërkesa, Ahmetaj është arratisur nga vendi. Ai ka pasur dijeni që Kuvendit do i kërkohej arrestimi i tij.

Etiketa: AhmetajBardhiincenerator

Lajme të lidhura

“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane
Aktualitet

“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane

08:07 - 15/09/26
Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat
Aktualitet

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

07:54 - 15/09/26
105 ditë revoltë! Protestuesit dhe diaspora nuk tërhiqen: Asgjë s’i ndal djemtë e shqipes deri në largimin e regjimit të Ramës
Aktualitet

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Sot dita e 108-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:45 - 15/09/26
Para
Luajnë në Arabi por gratë i dërgojnë në shtetin që “toleron” ekseset

Luajnë në Arabi por gratë i dërgojnë në shtetin që “toleron” ekseset

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 15 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:14 - 15/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 79.2 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane

“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane

08:07 - 15/09/26
Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e Europës, krahasuar me të ardhurat

07:54 - 15/09/26
105 ditë revoltë! Protestuesit dhe diaspora nuk tërhiqen: Asgjë s’i ndal djemtë e shqipes deri në largimin e regjimit të Ramës

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Sot dita e 108-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

07:45 - 15/09/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Shtator 2026

07:30 - 15/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com