GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi akuzon mazhorancën: Procesi për Ballukun u la pezull qëllimisht

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi akuzon mazhorancën: Procesi për Ballukun u la pezull qëllimisht
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka përfunduar pa vendim mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, kërkesë që i hap rrugë arrestimit të saj.

Mbledhja u mbyll pa u caktuar një datë tjetër për vijimin e shqyrtimit të çështjes, duke e lënë procesin pezull.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes, u shpreh se gjatë diskutimeve nuk është trajtuar asnjë sekret hetimor, por vetëm procedura.

Bardhi tha se deputetët e opozitës kërkuan ndërprerjen e mbledhjes, pajisjen e të gjithë anëtarëve me materialin e plotë dhe mbledhjen sërish në ditët në vijim për të dëgjuar Ballukun, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh. Sipas tij, mazhoranca kërkoi që mbledhja e radhës të shtyhej deri rreth datës 20 janar, një vonesë që, sipas prokurorëve, mund të rrezikojë dëshmitarët dhe provat.

“Kemi kërkuar që mbledhja e sotme të ishte transparente për qytetarët dhe e hapur për publikun duke lënë të mundshëm opsionin që sa herë prokuroria do të çmonte që do të informonte anëtarët ne të ndërprisnim mbledhjen dhe të largonim median. Ky ka qenë diskutimi i parë.

Kjo kërkesë nuk u mor në konsideratë dhe sot nuk kemi diskutuar asnjë cështje që përbën sekret hetimor. Jemi marrë vetëm me procedurën. Kyçja e USB-së ishte bërë për ti dhënë alibi të pandehurës së nuk është e përgatitur sepse nuk ka lexuar materialin. Pesë anëtarët e opozitës kërkuan që mbledhja të ndërpritet.

Deputetët të pajiseshin me materialin e plotë dhe të mblidheshim të hënën në mëngjes për të dëgjuar të pandehurën. Për fat të keq Rama nuk e ka vendosur cfarë do të bëjë, po i jep kohë vetes të njihet me provat dhe deri në cfarë niveli mund të shkojë kërcënimi apo rreziku që ia sjell lëshimi i Ballukut.

Kërkuan që mbledhja e radhës të jetë pas një muaji, rreth datës 20 Janar. Prokurorët thanë se cdo vonesë mund të rrezikojë dëshmitarët dhe provat. Kryetari i kuvendit e mbylli mbledhjen pa njoftuar për datën. Mesa kuptova Rama nuk iu përgjigj në telefon për datën” tha ai.

Lajme të lidhura

Organizata italiane ngre alarmin: Të mbyllet kampi i Gjadrit, dy në tre emigrantë marrin medikamente psikotrope!
Aktualitet

Organizata italiane ngre alarmin: Të mbyllet kampi i Gjadrit, dy në tre emigrantë marrin medikamente psikotrope!

08:49 - 07/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Mjegulla “pushton” Kukësin! Vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes
Aktualitet

Mjegulla “pushton” Kukësin! Vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes

08:20 - 07/11/26
Para
Bajram Begaj liron nga detyra ambasadorin në NATO, Ilir Gjoni (VENDIMI)

Bajram Begaj liron nga detyra ambasadorin në NATO, Ilir Gjoni (VENDIMI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Organizata italiane ngre alarmin: Të mbyllet kampi i Gjadrit, dy në tre emigrantë marrin medikamente psikotrope!
Aktualitet

Organizata italiane ngre alarmin: Të mbyllet kampi i Gjadrit, dy në tre emigrantë marrin medikamente psikotrope!

08:49 - 07/11/26

Organizata ndërkombëtare "Emergency" kërkon mbylljen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri, duke ngritur shqetësime për kushtet e trajtimit të personave...

Lexo më shumë
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Mjegulla “pushton” Kukësin! Vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes

Mjegulla “pushton” Kukësin! Vështirësi në Rrugën e Kombit, ja segmenti ku drejtuesit duhet të tregojnë kujdes

08:20 - 07/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 07/11/26
“Rama jep dorëheqjen”/ Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

“Rama jep dorëheqjen”/ Sot protestë kombëtare! Studentët mblidhen në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

07:52 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com