GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Basha kryetar i Grupit? Vendimmarrje e Ramës, jo e PD

14:13 - 11/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Në prag të protestës, zbulohet mesazhi i Bardhit drejtuar zyrtarëve të PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Bardhi shprehet se vijon të jetë kryetar i Grupit Parlamentar të PD, pasi ka votëbesimin e deputetëve, ndërsa e konsideron njoftimin që mban firmën e Lulzim Bashës, dhe që ai vetëshpallet kryetar i grupit, si një vendimmarrje të Edi Ramës.

Në një intervistë për Syri Tv, Bardhi shprehet se nëse Basha apo kushdo tjetër që ka ambicie për të qenë kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së duhet të marrë votëbesimin e deputetëve demokratë.

“Kryetarja e Kuvendit, në shkelje të rregullores, solli një njoftim privat në seancë plenare. Nënshkruesi,  z. Basha, i atij njoftimi privat është thjesht një nga 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Nuk ka asnjë status të veçantë brenda Grupit Parlamentar të PD”, tha Bardhi.

Ai u shpreh se mazhoranca kërkon t’i imponojë 50 deputetëve të opozitës se kush do të jetë kryetari i grupit të tyre parlamenta, por kjo nuk do të mund të arrihet.

Nuk dija si t’ju prezantoja, sepse dy poste që keni mbajtur në Kuvend, një ua mori zoti Basha dhe një zoti Alibeaj. Çfarë posti ka Gazmend Bardhi sot?

Bardhi:  … sa i përket statutit të partisë për sa i përket funksioneve partiake dhe sigurisht rregullores së Kuvendit, për sa i përket pozicioneve publike siç është ai i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, në mënyrë joligjore apo në mënyrë jolegjitime, në CV-në time pa diskutim, ka më shumë shkarkime sesa emërime. Besoj se biem dakord që nuk është lajmi i parë që unë shkarkohem nga Sekretari i Përgjithshëm, por unë ja ku jam!

Sikundër, për sa i përket pozicionit të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, e kam thënë dhe e përsëris, kjo është një çështje e Grupit Parlamentar të PD-së! Nuk mund të shndërrohet kurrë në një çështje të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, të vendim-marrjes së Edi Ramës për të caktuar se kë do të dëshironte ai që të ishte kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së.

Kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së e zgjedhin deputetët e PD-së! Ata të PS-së e kanë zgjedhur të tyrin, z. Çuçi. Ne e njohim, e respektojmë si kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së. Të njëjtën gjë do të duhet të bëhet dhe do të bëhet sigurisht dhe për kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së. Qëndroj në pozicionin dhe përgjegjësinë që më kanë ngarkuar kolegët si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së deri ditën që do të kem besimin e shumicës së kolegëve brenda Grupit. E kam thënë, gjej rastin ta përsëris, z.Basha apo kushdo tjetër që ka ambicie për të qenë kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së do të duhet të vijë në mbledhjet e Grupit, të sigurojë numrin e nevojshëm të votave. Vota e fundit do të jetë vota ime.

Ju deklaroni se kjo nuk është çështje sa i takon mbarëvajtjes së punimeve në Kuvend, çështja e PS-së, por është çështje e firmës dhe e votës së deputetëve. Ju keni bërë një ankimim pas njoftimit që lexoi znj. Nikolla në seancën e parë? Prisni një përgjigje nga Zyra Juridike? Si funksionon kjo procedurë?

Bardhi: Nuk kam bërë asnjë ankim, sepse nuk ka asnjë njoftim. Në gjykimin tim, kryetarja e Kuvendit, në shkelje të rregullores, solli një njoftim privat në seancë plenare. Nuk do të duhej ta kishte lexuar atë njoftim privat. Në Kuvend mund të vijnë shumë njoftime private. Nënshkruesi,  z. Basha, i atij njoftimi privat është thjesht një nga 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Nuk ka asnjë status të veçantë brenda Grupit Parlamentar të PD-së, nuk ka asnjë status të veçantë brenda Kuvendit të Shqipërisë. Znj. Nikolla, me urdhër dhe porosi të z. Rama i ka dhënë një status të veçantë, këtë do të duhej t’ia njoftojë edhe opinionit publik. Ka qëndrime publike të kryetares së Kuvendit. Unë kam nxjerrë sigurisht edhe procesverbalet ku znj. Nikolla ka sqaruar procedurën se si funksionojnë gruper parlamentare, organizimi i tyre i brendshëm, si zgjidhet kryetari i grupit parlamentar, se si vendoset përbërja e grupit parlamentar dhe qëndrimi ka qënë korrekt në përputhje me rregulloren. Kjo është çështje e grupeve parlamentare. Kuvendi njeh dhe do të njohë …

Ju thatë se kryetarin e Grupit Parlamentar nuk e cakton Erion Veliaj, nuk e cakton Edi Rama. Akuza të drejtpërdrejta për Lulzim Bashën këto? Ju keni informacion kur thoni se z. Rama dhe z. Veliaj nuk mundet që të caktojnë se kush do të jetë kreu i Grupit Parlamentar të PD-së? Si i lëshoni këto akuza pa nxjerrë një fakt për publikun?

Bardhi: Së pari, ajo që unë kam sqaruar është ajo që në fakt ndodhi atë ditë në seancë. Kolegu Basha kishte dërguar një shkresë me firmën e tij ku vetëshpallej “kryetar grupi” pa vullnet të anëtarëve të Grupit Parlamentar dhe në vend që kryetarja e Kuvendit këtë njoftim privat t’ia kalonte për trajtim Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në një absurditet, çështja ishte diskutuar, pasi Grupi Parlamentar i PS-së kishte votuar për kryetarin e tij të grupit, pra kishte votuar për z. Çuçi, kishte diskutuar edhe se kush do të ishte kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike! Pra, çështja e  kreut të grupit më të madh opozitar vendosej në grupin më të madh të mazhorancës në parlament! Ishte konsultuar sigurisht me deputetë të caktuar të Partisë Socialiste, të cilët kishin dhënë opinionet e tyre se kush do të ishte kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së; njëra prej kolegeve nën ndikimin e Erion Velisë dhe tjetra nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Edi Ramës. E kam thënë, nuk do të ndodhë kurrë, nuk mund të pranojë kurrë opozita parlamentare, që kryetarin e saj në Kuvend ta zgjedhë Partia Socialiste apo mazhoranca.

Ju thatë që çfarë vlerësimi ka bërë drejtoria juridike? Unë jam njohur me vlerësimin e drejtorisë juridike të Kuvendit, e cila ka mbajtur qëndrimin korrekt në përputhje me rregulloren që kjo është çështje e grupit parlamentar; do të duhet të ketë një votim në grupin parlamentar për kreun e grupit parlamentar sepse kështu thotë rregullorja e Kuvendit dhe çdo vlerësim, përtej asaj që kanë thënë teknikët, pra administrata e Kuvendit, është një vlerësim politik dhe vlerësimi politik dhe vlerësimi politik pa diskutim është i Edi Ramës që me urdhër politik cakton edhe që kush do të jetë edhe kryetari i grupit parlamentar të opozitës në parlamentar. Ditën kur kjo ndodh nuk mund të ketë as parlamentarizëm dhe në gjykimin tim, Shqipëria ka seriozisht rrezikun përpara për të kaluar nga një demokraci në autokraci. Nuk bëhet fjalë këtu për emrin e Gazmend Bardhit. Pra, nuk bëhet fjalë këtu kush është kryetari i grupit parlamentar, se si quhet ai. Bëhet fjalë për mënyrën se si mazhoranca kërkon t’i imponojë 50 deputetëve të opozitës se kush do të jetë kryetari i grupit të tyre parlamentar. Ky është një absurditet që nuk është dëgjuar në asnjë vend të botës, madje dhe në ato vende që s’janë demokraci, po themi në nivelin e Shqipërisë.

Etiketa: BardhiBASHAgrupi PDPD

Lajme të lidhura

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Para
95 vota pro për shkarkimin e Xhaçkës, ja deputeti që votoi kundër

95 vota pro për shkarkimin e Xhaçkës, ja deputeti që votoi kundër

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com