GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Begaj zgjodhi të jetë vartës i Ramës, opozita do e trajtojë si të tillë

17:56 - 15/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Begaj zgjodhi të jetë vartës i Ramës, opozita do e trajtojë si të tillë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përfundimit të seancës parlamentare, duke akuzuar Presidentin Bajram Begaj se u soll si ministër i propagandës së Edi Ramës.

Begaj pritej të mbante një fjalim në Kuvend, por Bardhi tha se ky ishte një provokim i ulët nga ana e Presidentit të Republikës, pasi ai është njoftuar prej kohësh se Kuvendi nuk funksionon normalisht.

Ai theksoi se nëse Bajram Begaj zgjedh të sillet si vartës i Edi Ramës, atëherë ai do të trajtohet si i tillë nga opozita.

“Edi Ramës i jepet pushteti në tavolinë, nuk ka sistem proporcional. Ripërsëritja e një skenari që opozitarët e kanë parë në vitin 2020.

Sa i takon seancës së sotme, u njohëm përmes medias që Presidenti do jepte një mesazh. Zyrtarisht Presidenti është njoftuar se Kuvendi prej 3 muajsh nuk funksionon normalisht për shkak të mohimit të të drejtave tona.

Presidenti nuk është zgjedhur tani, ai nuk ka ardhur në disa sesione parlamentare për t’iu drejtuar Kuvendit. Ky ishte një provokim i ulët i presidentit të Republikës. I bëj thirrje të heqë dorë si i njëanshëm dhe vartës i mazhorancës dhe të respektojë kolltukun e Kreut të Shtetit. Nëse zoti Begaj zgjedh të sillet si vartës i Edi Ramës, atëherë ai do të trajtohet si i tillë nga opozita”, tha ai.

Në vijim, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së u shpreh se deputetët socialistë ishin njoftuar se Kreu i Shtetit do të mbante një fjalë, ndërsa kjo nuk ishte në rendin e ditës së punimeve të seancës.

“Nuk e di nëse Presidenti u urdhërua për të mbajtur fjalën apo ai ka zgjedhur të bëhet palë, por unë nuk e di që Presidenti i Republikës, të bëhet palë me Qeverinë dhe mos qëndrojë mbi palët”, tha Bardhi.

Etiketa: BardhiBegajKryesore1Rama

Lajme të lidhura

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26
Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen
Aktualitet

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26
Para
VIDEO/ “Kujton se ke përballë ndonjë palaço”, Egla sherr me Meritonin

VIDEO/ "Kujton se ke përballë ndonjë palaço", Egla sherr me Meritonin

Discussion about this post

TË FUNDIT

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26

Policia shqiptare të premten përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat e reja kundër korrupsionit nga demonstruesit...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:09 - 21/02/26
Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Shkurt 2026

07:35 - 21/02/26
Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 21 Shkurt 2026

07:33 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com