GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi denoncon nga Fieri: Bashkia u ka rrëmbyer pronën 24 familjeve për të ndërtuar palate

12:10 - 08/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi denoncon nga Fieri: Bashkia u ka rrëmbyer pronën 24 familjeve për të ndërtuar palate
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Drejtuesi Politik i PD në Fier Gazment Bardhi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ku denoncon rrëmbimin e pronave nga bashkia e Fierit, 24 familjeve.

“Pasi banorët iu drejtuan Prokurorisë dhe Gjykatës, në dhjetor 2023, Agjencia e Zhvillimit të Territorit konfirmoi zyrtarisht se nuk kishte asnjë projekt për ndërtimin e stadiumit të lojërave me dorë. Pra, banorët ishin përzënë nga shtëpitë e tyre, disa prej tyre ishin shembur, ndërkohë që Bashkia Fier nuk kishte përgatitur akoma projektin apo marrë lejet përkatëse nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Qëllimi i kësaj veprimtarie të paligjshme është shumë i qartë. Përdorimi i pronave të këtyre qytetarëve për të ndërtuar pallate në qendër të qytetit, për të nxjerrë përfitime të majme monetare në kurriz të qytetarëve”, shkruan ndër të tjera Bardhi.

Denoncimi

Në mars 2018, Bashkia Fier njoftoi 24 familje se shtëpitë e tyre do të shembeshin pasi prekeshin nga projekti i stadiumit të lojërave me dorë. Ky vendim u kundërshtua nga ana e banorëve, por në qershor 2021 atyre iu dha urdhër që të lironin banesat e tyre brenda 5 ditëve, megjithëse procedurat e shpronësimit nuk kishin përfunduar akoma. Në tetor 2023, gjashtë shtëpi u shembën, ndërsa të tjerat nuk u prekën, edhe pse zyrtarisht iu është komunikuar që mund të prishen nga dita në ditë.
Pasi banorët iu drejtuan Prokurorisë dhe Gjykatës, në dhjetor 2023, Agjencia e Zhvillimit të Territorit konfirmoi zyrtarisht se nuk kishte asnjë projekt për ndërtimin e stadiumit të lojërave me dorë. Pra, banorët ishin përzënë nga shtëpitë e tyre, disa prej tyre ishin shembur, ndërkohë që Bashkia Fier nuk kishte përgatitur akoma projektin apo marrë lejet përkatëse nga Këshilli Kombëtar i Territorit.
Prej 7 vitesh, 24 familje janë përballur me arrogancën, arbitraritetin dhe paligjshmërinë e pushtetit lokal në Fier, që i ka përzënë nga shtëpitë e tyre, ua ka shembur ato, ndërkohë që në atë zonë nuk ka as projekt të miratuar për ndërtimin e stadiumit, një premtim i pambajtur në cdo fushatë elektorale të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Këto familje janë të detyruara të jetojnë me qira dhe disa prej tyre kanë braktisur Fierin, në drejtim të qyteteve të tjera.
Qëllimi i kësaj veprimtarie të paligjshme është shumë i qartë. Përdorimi i pronave të këtyre qytetarëve për të ndërtuar pallate në qendër të qytetit, për të nxjerrë përfitime të majme monetare në kurriz të qytetarëve.
Prandaj, gjej rastin të apeloj Strukturën e Posacme Antikorrupsion që ka regjistuar procedim penal për këtë rast që të kryejë një hetim të plotë dhe të shpejtë, me qëllim identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në këtë veprimtari dhe marrjen e tyre në përgjegjësi penale.
Ndërkohë që i garantoj këta qytetarë se pas 11 majit, histori të tilla marrin fund dhe askush nuk mund t’i përzërë nga shtëpitë e tyre, t’iu shkatërrojë mundin dhe djersën e një jete, me qëllim të vetëm shpërblimin e miqve të tyre me troje për ndërtim pallatesh e kullash dhe përfitime të tjera korruptive.

Etiketa: banesaBardhiBashkiFier

Lajme të lidhura

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin
Breaking Views

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26
Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Para
Aksidenti me vdekje në Durrës/ 16-vjeçari mori makinën me qera nga kushëriri

3 milionë euro dëm shtetit, arrestohet i riu nga Kruja për skemën e mashtrimit me fatura fiktive

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve
Breaking Views

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

Rruga Librazhd–Pogradec është aktualisht e mbyllur dhe nuk lejohet qarkullimi për shkak të dëmtimeve të mëdha në aksin rrugor dhe...

Lexo më shumë
Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

Milan shtanget nga Parma në shtëpi, humbja e hidhur i largon nga Interi

20:58 - 22/02/26
Asllani tregon aftësitë e tij tek Besiktas në fitoren 4-0 të bardhezinjëve

Asllani tregon aftësitë e tij tek Besiktas në fitoren 4-0 të bardhezinjëve

20:20 - 22/02/26
(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

Këshilli i Imunitetit vendos nesër fatin e Ballukut! SPAK kërkon arrestimin

19:28 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com