GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bardhi-Dumanit: Rama të ka nisur mesazh për të mbyllur dosjen ‘Xibraka’, flet kreu i SPAK-ut

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi-Dumanit: Rama të ka nisur mesazh për të mbyllur dosjen ‘Xibraka’, flet kreu i SPAK-ut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë raportimit në Kuvend të kreut të SPAK, Altin Dumani e ka bërë si fakt të kryer se ky i fundit ka marrë një mesazh nga kryeministri Edi Rama, përmes një funksionari publik, ku i ka kërkuar që të mbyllë sa më shpejt çështjen e laboratorit të kokainës në Xibrakë, ku dyshohet se është i implikuar dhe Olsi Rama, vëllai i kreut të Qeverisë.

Bardhi e pyeti Dumanin se çfarë përgjigje i ka kthyer kryeministrit dhe se sa do të ndikojë ky mesazh në hetimin e kësaj dosje. Kreu i SPAK deklaroi se nuk prononcohet për shkak se kjo çështje është nën hetim.

Dumani theksoi se marrëdhëniet me Qeverinë dhe Kuvendin i ka vetëm institucionale dhe proceduriale, teksa sipas tij, nuk merr dhe përcjell asnjë lloj mesazhi.

Bardhi:Rezulton se Kryeministri Edi Rama, përmes një shtetasi funksionar publik të ka përcjellë një mesazh duke kërkuar që ‘Çështja Xibraka’, të ‘mbyllet pak shpejt’. Duke vlerësuar integritetin e Drejtuesit të SPAK, dhe duke shmangur komentet tuaja për veprimet e kryeministrit, duhet që të informoni Kuvendin e Shqipërisë, mbi përgjigjen që ju i keni dhënë kryeministrit dhe a jepni ju garanci si drejtues i Prokurorisë që ky mesazh privat i Kryeministrit nuk do të ndikoje në punën tuaj?

Dumani:Lidhur me marrëdhëniet me kryeministrin apo kuvendin, marrëdhëniet e mia janë vetëm institucionale dhe procedurale. Institucionale kur patjetër kur institucionet kanë nevojë të bashkëpunojë, dhe procedurale kur ndonjëri prej tyre ka nevojë të thirret në cilësinë e deklaruarit, personit që po bëhen hetime, apo në cilësinë e të pandehurit.

Nuk marr dhe përcjell asnjë lloj mesazhi. Ushtroj detyrat e mia në përputhje me kushtetutën dhe dispozitat ligjore. Kjo është marrëdhënia ime me të gjithë pa përjashtim.

Etiketa: BardhiDumaniKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani
Aktualitet

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

16:48 - 20/10/26
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta
Aktualitet

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26
Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Para
Yamal talent edhe jashtë fushës, feston fitoren e EURO 2024 me të dashurën bukuroshe

Yamal talent edhe jashtë fushës, feston fitoren e EURO 2024 me të dashurën bukuroshe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani
Aktualitet

Revolta studentore, Begaj takim me ambasadorët e SHBA, BE dhe Gjermanisë! Marrin pjesë dhe dy ish-Presidentët Topi e Meidani

16:48 - 20/10/26

Përshkallëzimi i revoltës popullore dhe tensionet masive në rrugët e kryeqytetit kanë vënë në lëvizje urgjente diplomacinë ndërkombëtare dhe faktorët...

Lexo më shumë
Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

Incidenti në protestë, policit i shpërthen gazi lotsjellës në çantën e shpinës

16:33 - 20/10/26
Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

Kuvendi mblidhet të enjten, PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm për dhunën në protesta

16:06 - 20/10/26
Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com