GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bardhi: Felaj veproi në interes të 5 oligarkëve dhe grupeve kriminale

11:14 - 07/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Felaj veproi në interes të 5 oligarkëve dhe grupeve kriminale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, u shpreh pas seancës së sotme parlamëntare se aktet e sotme që kaluan në Kuvend nuk mund të konsiderohen të miratuara ligjërisht sepse nuk kishin kuorumin.

Bardhi deklaroi se Ligji i Investimeve Strategjike është interes i mirëfilltë i një grushti oligarkësh dhe një grushti personash, anëtarë të krimit të organizuar. Në përfundim të protestës së opozitës sot në parlament, Bardhi dha një deklaratë për mediat, në të cilën tha:

“Siç e parë, në një seancë ku edhe sipas rregullores së Kuvendit nuk kishte kuorum për votim, rregullorja e përcakton qartë që të hapet procesi i votimit për miratimin e projektligjeve, duhet të kenë votuar pro për prezencën, së paku 71 deputetë.

Deklarohet që janë prezentë 68 deputetë dhe kjo nuk e ndal vrullin e drejtuesve të seancës për të miratuar Ligjin e Investimeve Strategjike , që është interes i mirëfilltë i një grushti oligarkësh dhe një grushti personash, anëtarë të krimit të organizuar që kanë marrë statusin e investitorëve strategjikë.

Sot, në drejtimin e seancës, nuk ishte Ermonela Felaj, ishte përfaqësuesja e pesë oligarkëve që përfitojnë nga Ligji i Investimeve Strategjike dhe i tre grupeve kriminale që përfitojnë po ashtu nga ky ligj.

Dua të ripërsëris që për opozitën është shumë e rëndësishme që parlamenti t’i kthehet normalitetit, t’i kthehet Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, qoftë sa i takon të drejtave kushtetuese të opozitës, qoftë procesit parlamentar.

Dua të deklaroj me përgjegjësi të plotë se sipas Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, sot asnjë nga aktet ligjore që kaloi në seancë pa u shpallur dhe rezultati i votimit nuk mund të konsiderohet i miratuar ligjërisht,”-u shpreh ai.

 

Etiketa: BardhifelajOligarke

Lajme të lidhura

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores
Breaking Views

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26
Para
“Ka policë aty tek cepi?”/ Detaje nga përgjimet në Elbasan

Ushtroi dhunë ndaj motrës së tij, arrestohet 58-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…
Breaking Views

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26

Një tjetër moment tensioni në sallën e Kuvendit ishte mes deputetes së PD Elda Hoti dhe asaj të PS Bora...

Lexo më shumë
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26
Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

Gjykata kthen në punë kreun e IMT Tiranë, Rigers Sheqeri, i akuzuar nga Prokuroria

14:03 - 02/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane, reagon Presidenti: Këshilli i Sigurisë nuk…

13:41 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com