GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bardhi i drejtohet Kuvendit: Mos e mbroni Xhaçkën, respektoni…

13:15 - 25/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi i drejtohet Kuvendit: Mos e mbroni Xhaçkën, respektoni…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar sot zyrtarisht Kuvendit që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhackës, i cili nuk zbatohet prej 1 viti e dy muaj.

Sipas Bardhit pengimi i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhacka, vjen pas evidentimit të qartë të faktit se familja e saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, epror i saj, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit.

“Ky rast merr përmasat e një mbrojtjeje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK, nga ku ka rezultuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, me një sipërfaqe në total prej 10.592 m2, e ndodhur në Dhërmi/Vlorë, në pronësi shtet, të tjetërsohet përmes transaksioneve tek të tretët në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshortit të deputetes Olta Xhacka, duke zhveshur shtetin nga pronësia mbi të dhe duke përfituar me dokumente të falsifikuara statusin e investitorit strategjik nga Kryeministri Edi Rama dhe të drejtën për të zhvilluar një projekt me vlerë 5 milion euro në fushën e turizmit”, shkruan Bardhi.

Nisur nga kjo, Bardhi e konsideron të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhacka, duke penguar zbatimin prej 1 viti e 2 muaj të vendimit nr. 1/2023 të Gjykatës Kushtetutese, dhe ka kërkuar zbatimin e këtij vendimi dhe thirrjen e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve për ta përfshirë në seancën më të afërt plenare dërgimin e cështjes së mandatit të deputetes Olta Xhacka për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese.

Në shkresën drejtuar Kryetares së Kuvendit dhe për dijeni përfaqësive diplomatike në vendin tonë, Bardhi rikujton se përfitimi i pronave me dokumente të falsifikuara nga investitorët strategjik është një rast i përsëritur. “Ky është rasti i dytë i evidentuar në pak kohë, ku shtetit i grabiten me dokumente të falsifikuara pronësia në bregdet, për t’ia kaluar miqve apo bashkëpunëtorëve të Kryeministrit Edi Rama. Kujtojmë këtu se në një situata identike 390 mijë metra tokë në pronësi të shtetit në plazhin e Velipojës, u përfituan përmes falsifikimeve nga miku i Kryeministrit Edi Rama, shtetasi i arrestuar si pjesëmarrës në krimin e organizuar Pëllumb Gjoka, dhe ku më pas Kryeministri Edi Rama i miratoi një projekt investimi strategjik me vlerë 52 milion euro,” shkruan Bardhi.

Në shkresën e Grupit Parlamentar të PD theksohet se Kuvendi duhet të përmbush detyrimet e tij, ndërkohë që presin nga SPAK që të hetojë në mënyrë të plotë dhe të gjithëanshme sesi këto dy subjekte private (Artan Gaçi dhe Pëllumb Gjoka), me lidhje të ngushta me Qeverinë, përmes dokumenteve të falsifikuara kanë kaluar filtrat e kontrollit të ekzekutivit dhe kanë përfituar statusin e investitorit strategjik, duke evidentuar qartë rolin e Kryeministrit dhe të cilido tjetër që është përfshirë në këto raste.

Në fund, Bardhi thekson se çdo vonesë e mëtejshme e kësaj çështje do të ishte dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vjet, si dhe një mesazh i qartë i vullnetit politik të mazhorancës socialiste për çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë, përmes ofrimit të mbrojtjes politike ndaj deputetëve të mazhorancës dhe pengimit të zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetutes, institucion i dalë pas Reformës në Drejtësi dhe pjesë e asaj që sa herë i duhet për propagandë Kryeministrit e cilëson si “drejtësia e re”.

Më poshtë shkresa e plotë drejtuar Kuvendit dhe për dijeni trupit diplomatik:

ImageImageImage

Etiketa: BardhiKryesore1Kuvendixhacka

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Vrasja në Peqin, Sokol Majcaj del sot para gjykatës së Elbasanit!

Kërkoi heqjen nga regjimi 41 biss, gjykata vendos për Sokol Mjacajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh
Aktualitet

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26

Një shpërthim me tritol ka mdodhur në orët e para të mëngjesit në Lezhë. Rreth orës 5:30 të mëngjesit i...

Lexo më shumë
Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com