GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bardhi ironizon Bashën: Nuk jam me mision që të kërkoj të humburit

14:06 - 14/11/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi ironizon Bashën: Nuk jam me mision që të kërkoj të humburit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi ka deklaruar se kushdo që ndihet opozitë, mund t’i bashkohet aksionit opozitar.

Ai shtoi se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka humbur nga sytë dhe me nota humori iu drejtua gazetarëve “Kërkojeni që të dalë nëse është fshehur”.

Bardhi ironizoi duke thënë se nuk është në një mision ku kërkon të humburit dhe e vetmi moment kur e ka parë ishte “të vraponte në parlament për ligjin e çimentimit të Kushtetueses nga Rama”.

“Kushdo që ndjehet në opozitë do të duhet t’i bashkohet frontit opozitar. Kushdo që nuk ndjehet opozitë, nuk mund të bashkohet.  Bëjani pyetjen Bashës, kërkojeni që të dalë, nëse është fshehur kërkojeni.

Do të duhet ta pyesni atë nëse ndihet apo jo në opozitë. Nuk e shikoj fare, ashtu siç nuk e shikoni ju. E kam parë vetëm një herë të vrapojë në parlament për ligjin e çimentimit të Kushtetues. Na ka humbur nga vështrimi. Nuk jam unë në mision që kërkoj të humburit”, tha Bardhi.

Duke folur rreth situatës aktuale, Bardhi theksoi se opozita nuk dëshiron një Parlament jo funksional.

“Sfida jonë e radhës do jetë seanca dyditore për shqyrtimin e buxhetit të oligarkisë.

Jemi absolutisht gati për të shkuar në çdo akt, përfshi edhe grevën e urisë, por ditë pas dite do të zbuloni përshkallëzimin e opozitës në parlament. Po e bëjmë këtë betejë se ne duam që parlamenti të funksionojë sipas rregullave të Kushtetutës. Kjo jo si favor ndaj opozitës, por si një e drejtë që deputetët e opozitës e kanë në shërbim të interesit publik,” shtoi Bardhi.

 

 

Etiketa: BardhiBASHA

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Berisha: Basha mbetet një dordolec që nuk tremb askënd, e përdor Rama

Berisha: Basha mbetet një dordolec që nuk tremb askënd, e përdor Rama

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com