GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Ja kush është zgjidhja optimale për PD, jam në krah të…

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Negociata për bashkimin e grupit të PD, ja si janë ndarë palët…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Zgjidhja optimale për PD do të ishte bashkimi me një lidership të ri, por këtë nuk mund t’ia diktoj as Sali Berishës dhe as Lulzim Bashës”, u shpreh në studion e News24, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Një ditë më parë ai arriti të inicojë një tryezë me 43 deputetë të opozitës, të pozicionuar në grupimin e drejtuar nga Sali Berisha, por edhe ligjvënës që janë pozicionuar në atë që njihet si grupimi i Gazment Bardhit.

Lidhur me këtë takim, Bardhi tha se se ftesa ka qenë edhe Lulzim Basha, edhe pse asnjë prej deputetëve që janë rreshtuar në krah të tij nuk ishte i pranishëm.

Ai tha se pavarësisht ndasive, demokratët kanë shumë çështja që i bashkojnë dhe që do duhet të bashkohen.

“Takimi dje nuk ishte një takim mes meje dhe Berishës, por më gjerë. Unë mora iniciativën për një mbledhje të përbashkët me 59 deputetë të PD dhe aleancës për Ndryshim.

Ishte ftuar në takim edhe Basha. Gjykuam se kemi çështje që na ndajnë, por shumë të tjera që të mos koordinojmë aksionin tonë. Dje jemi bërë bashkë për disa çështje.

Fryhet kjo historia që unë dhe Berisha kemi shfryrë ndaj njëri tjetrit, por ne nuk jemi në politike për çështja personale, por unë jam në pozicion që jam për interes të qytetarëve.

Fakti që kemi shkëmbyer këto akuza, do duhet të vuajnë pasoja opozitarët? Ne nuk jemi fëmijë, dhe nuk jemi në politikë për të nxjerrë inatet mes njëri-tjetrit.

Zgjidhja optimale për mua për PD do të ishte bashkimi dhe ringritja e partisë me një lidership të ri. Por këtë mendim timin nuk ia diktoj dot as Berishës dhe as Bashën. E si pasojë kalojmë nga zgjedhja optimale në atë të mundshme”, tha Bardhi.

Ai tha se nuk ka ndryshuar mendim lidhur me “non grata-n” e Berishës, duke theksuar se qëndronte në krah të SHBA dhe Britanisë së Madhe.

“Mes Sali Berishës dhe Ramës, zgjedh Berishën, mes Sali Berishës dhe një lideri të ri, zgjedh një lider të ri”, deklaroi deputeti.

Sa i përket deklaratës së Bashës kur tha se po shkon drejt “bunkerit anti-amerikan”, Bardhi tha se ai është duke thelluar përçarjen e opozitës dhe që mund të çojë drejt shuarjes së saj.

“Ai e di që është e pavërtetë, por unë kam mendimin që Basha bën shumë gabim që flet si zëdhënës i ndërkombëtarëve sepse është duke i shërbyer një teze të rrezikshme sikur vendimmarrjet e partnerëve tanë strategjik, kanë qenë ndërhyrje e Ramës për të shkrirë opozitën. Qarkullon kjo tezë, e cila nuk përputhet me realitetin. Mbajtja ndezur e konfliktit po e dëmton opozitën dhe po e çon drejt shuarjes”, tha Bardhi.

Por, duke marrë parasysh akuzat e forta që kanë bërë ndaj njëri-tjetrit, Bardhi-Berisha, sa e moralshme është kjo mbledhje ‘bashkuese’, dhe sa e besueshme?

“Krejtësisht e moralshme sa kohë s’kam hequr dorë nga qëndrimet dhe parimet e mia, e njëjtë edhe Berisha. Ne nuk jemi bashkuar! Secili në atë tryezë ishte i barabartë me të tjerët dhe kishin një mendim dhe qëndrim të tyren. Ku është e keqja këtu?!”, deklaroi deputeti Bardhi.

I pyetur se kush e drejton PD aktualisht, Bardhi tha se “për momentin PD nuk ka kryetar, vendimmarrja është shtyrë për një moment tjetër”.

Etiketa: BardhiBASHAberishaPD

Lajme të lidhura

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë
Breaking Views

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Para
“Srebrenica, spastrim etnik”, Çollaku: Rezoluta e PS-së është neutrale, Vuçiç të kërkojë falje

“U ndjeva i ofenduar”, Çollaku: Ja pse nuk shkova në tryezë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com