GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Edhe Këshilli i Integrimit në duart e Ramës? Bardhi: Pushteti s’e ngop më”

17:30 - 17/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi në Konferencën e Kryetarëve: Shqyrtoni kërkesën tonë për shkarkimin e Niko Peleshit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas ndryshimeve të propozuara në ligj që prekin Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE). Sipas Bardhit, mazhoranca synon të marrë nën kontroll edhe këtë forum parlamentar, që deri më sot ka qenë i drejtuar nga opozita.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama për një “etje të pashuar për pushtet” dhe e cilëson vendimin për të bashkëdrejtuar Këshillin e Integrimit si një hap të rrezikshëm për funksionimin demokratik të institucioneve.

“Këshilli i Integrimit nuk u krijua për t’i shërbyer kryeministrit, por Shqipërisë – të marrë zvarrë nga i njëjti kryeministër që vonoi 15 vjet nisjen e negociatave me BE-në,” shkruan Bardhi.

Ai kujton se KKIE është themeluar në vitin 2015, sipas modelit kroat, për të garantuar gjithëpërfshirjen në procesin e integrimit, si dhe për të forcuar roli institucional i opozitës në një nga proceset më të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

“Vetëm një i pangopur me pushtet mund të kërkojë të marrë nën kontroll edhe një organizëm parlamentar këshillimor,” vijon Bardhi, duke paralajmëruar se kjo qasje minon demokracinë dhe funksionimin korrekt të parlamentit.

Në fund të reagimit të tij, ai ironizon me një deklaratë të drejtpërdrejtë:

“Mos u habisni kur Edi Rama të dojë të bëjë edhe punën e ambasadorit të BE-së në Tiranë.”

Partia Demokratike e cilëson këtë nismë si një regres të papranueshëm dhe paralajmëron se do ta kundërshtojë çdo përpjekje për të personalizuar procesin e integrimit europian, i cili sipas saj duhet të mbetet gjithëpërfshirës, demokratik dhe i ndarë nga logjika e pushtetit absolut.

 

Postimi i plote:

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian është forumi më i lartë këshillimor për procesin e anëtarësimit në BE. Ai u krijua në vitin 2015 sipas modelit kroat, jo si pronë e një partie, por për gjithëpërfshirje në proces, për rritje të transparencës, për komunikim me publikun, për afirmim të rolit të opozitës në proces. Për këtë arsye, që nga dita e parë, drejtimi i Këshillit i është lënë opozitës. Por sot, Edi Rama ka kërkuar t’ia marrë edhe këtë hapësirë parlamentare opozitës, duke kërkuar bashkëdrejtimin e Këshillit të Integrimit.

Vetëm një i pangopur me pushtet mund të kërkojë të marrë nën kontroll edhe një organizëm parlamentar këshillimor. Të mos mjaftohesh as me qeverinë, as me Kuvendin, as me pushtetin lokal dhe as me kontrollin e të gjitha pushteteve në vend, është një obsesion i rrezikshëm i pushtetarit që ka gjithçka dhe nuk e kënaq më asgjë.

Këshilli i Integrimit nuk u krijua për t’i shërbyer kryeministrit, por Shqipërisë të marrë zvarrë nga i njëjti kryeministër, që vonoi 15 vjet nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Me obsesionin e etjes së pashuar për pushtet, mos u habisni kur Edi Rama të dojë të bëjë edhe punën e ambasadorit të BE-së në Tiranë!

Për Grupin Parlamentar të PD ky është një regres i papranueshëm në hapësirën dhe rolin institucional që ka opozita në Kuvend dhe në procesin e integrimit. Procesi i integrimit europian duhet të mbetet gjithëpërfshirës dhe demokratik. Çdo përpjekje për ta kthyer në pronë personale është një hap prapa për vendin dhe nuk i shërben aspiratës së përbashkët për anëtarësim në BE.

Lajme të lidhura

Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol
Breaking Views

Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol

11:41 - 10/03/26
Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës
Aktualitet

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës

11:05 - 10/03/26
Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi
Aktualitet

Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi

10:51 - 10/03/26
Para
(VIDEO) Edi Rama reagon nga protesta në Tiranë: “Zemra mal” për UÇK-në

(VIDEO) Edi Rama reagon nga protesta në Tiranë: “Zemra mal” për UÇK-në

Discussion about this post

TË FUNDIT

Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol
Breaking Views

Crawford fiton Arbitrazhin kundër Shqipërisë në SHBA, konfiskohen 12.5 MLN USD në llogaritë e Albpetrol

11:41 - 10/03/26

Shteti shqiptar përballet një vendimi konfiskimi nga jë Gjykatë Arbitrazhi në SHBA, në favor të biznesmenit shqiptaro-amerikan Mark Crawford. Kompania...

Lexo më shumë
Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekzekutori nga Portugalia sillet para Gjykatës së Lezhës

11:05 - 10/03/26
Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi

Foto me armë në rrjete sociale dhe përgjime nga policia, zbulohet trafiku nga Mali i Zi

10:51 - 10/03/26
Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

Masakra e Gërdecit, edhe Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO refuzon

10:38 - 10/03/26
Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

Kapen dy “guerrilasit”, kanosën policinë e Shkodrës me armë, në kërkim Barush Bregu

10:27 - 10/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com