GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi letër Spiropalit: Thërrisni Këshillin e Mandateve për Vullnet Sinën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi letër Spiropalit: Thërrisni Këshillin e Mandateve për Vullnet Sinën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është drejtuar përmes një shkrese kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit lidhur me mandatin e deputetit të PS-së, Vullnet Sinajt.

Bardhi thotë se 1/10 e deputetëve kanë kërkuar ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj si dhe dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese.

SHKRESA:

Znj. Kryetare e Kuvendit, Me mocionin nr. 3160 Prot., datë 08.08.2024, jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë kanë kërkuar “Ndjekja e procedurës parlamentare për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj” dhe “Dërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj”.

Ky mocion nisi shqyrtimin në mbledhjet e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, duke zhvilluar 2 mbledhje, por nga data 18 Shtator 2024, Kryetarja e Kuvendit nuk ka thirrur më mbledhje të këtij Këshilli, duke penguar vijimin e procedurës parlamentare dhe dërgimin e cështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Ky pengim i Kryetares së Kuvendit është një shkelje flagrante e Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, dhe gjithashtu një cënim flagrant i të drejtës kushtetuese të 1/10 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Në këto kushte, në përputhje me nenet 70, pika 4, të Kushtetutës dhe nenit 13 e 119/1, të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë:

(i) Të thërrisni mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet për vijimin e shqyrtimit të mocionit të paraqitur nga subjekti kushtetues jo më pak se 1/10 e deputetëve të Kuvendit; si dhe

(ii) Përfshirjen në Rendin e Ditës së një prej seancave më të para të Kuvendit dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese për konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.

Etiketa: BardhileterSpiropali

Lajme të lidhura

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE
Aktualitet

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

12:29 - 09/11/26
Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)
Aktualitet

Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

12:11 - 09/11/26
Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit
Aktualitet

Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit

11:58 - 09/11/26
Para
Dosja “Buka”/ Seanca paraprake për Ahmetajn, GJKKO vendos më 18 nëntor

Dosja “Buka”/ Seanca paraprake për Ahmetajn, GJKKO vendos më 18 nëntor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE
Aktualitet

Demokratët Evropianë: Qeveria Rama u përgjigjet studentëve me dhunë policore, çështjen e kemi ngritur në KE

12:29 - 09/11/26

Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës...

Lexo më shumë
Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

Autobusi ngel në mes të rrugës, bllokon rrugën te Parlamenti për disa orë radhazi (FOTO)

12:11 - 09/11/26
Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit

Gazment Bardhi letër Peleshit: Zbatoni rekomandimet e Brukselit për funksionimin e Kuvendit

11:58 - 09/11/26
Kombëtarja/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!

Kombëtarja/ Etrit Berisha paralajmëron Finlandën: Kemi marrë një mësim, këtë herë gjithçka është në duart tona!

11:47 - 09/11/26
Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, reagon SafeJournalists: Shqetësim për dhunën policore ndaj gazetarëve

Ndalimi i gazetarit holandez në Tiranë, reagon SafeJournalists: Shqetësim për dhunën policore ndaj gazetarëve

11:46 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com