GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Ministrja Koçiu të japë llogari për përdorimin dhe helmimin e qytetarëve me gaz lotsjellës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Ministrja Koçiu të japë llogari për përdorimin dhe helmimin e qytetarëve me gaz lotsjellës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu që të japë sqarim për dhunën policore në protestën e opozitës të 24 janarit.

Në fjalën e tij në Parlament, Bardhi akuzoi Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ilir Proda si të lidhur me bandat kriminale.

Bardhi ngriti edhe shqetësimin e përdorimit në protestën të gazit lotsjellës nga ana e policisë, që rezultoi të ishte i skaduar.

“Kërkesa që paraqiti kolegu Blushi është në përputhje me nenin 31 dhe nuk ka nevojë me shkrim; mjafton ta paraqesë një grup parlamentar edhe në seancë dhe mbështetet me ngritjen në këmbë të deputetëve, që ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore ndaj qytetarëve të pafajshëm, nga policia e drejtuar nga një kryekriminel si Ilir Proda, një ushtar i Suel Çelës dhe klanit të Troplinëve.

Kjo është një kërkesë procedurale që ju duhet ta hidhni në votim. Duhet të japë shpjegim për përdorimin e lëndëve të skaduara, sepse edhe sot që flasim kemi probleme me frymëmarrjen për shkak të një akti kriminal të policisë, drejtuar nga zonja. Edhe pse i kanë thënë të merret me zjarrfikëset, se Ilir Proda është përgjegjës sa i takon policisë. Është krimi i organizuar mbi të, por kjo është një kërkesë që ju duhet ta hidhni në votim.

Sa i takon kërkesës së tyre, nuk ka bazë ligjore. Nëse duhet të hiqet nga rendi i ditës, sepse propozimi i tyre është ky, do të duhet të hiqet Kodi Penal, ku të gjitha shoqatat dhe organizatat në mbrojtje të gazetarëve janë kundër. Duhet hequr ligji për lobimin, duhet hequr ligji për shitjen e armëve dhe duhet hequr ligji që ngushton hapësirën për komisionet hetimore, një e drejtë kushtetuese e opozitës”, u shpreh Bardhi

Etiketa: BardhigazKryesore1Ministre

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Gërdeci/ Shkëlzen Berisha nuk dëshmon, SPAK: S’banon në adresën e deklaruar

Kërkoi akt-ekspertim e faksit “Për Shkëlzenin”, GJKKO rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com