GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi në PE: Rama ka shtuar arrogancën, Kuvendi jashtë funksionit…

15:54 - 22/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Bardhi në PE: Rama ka shtuar arrogancën, Kuvendi jashtë funksionit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së,ka ngritur në mbledhjen e Komisionit të Stabilizim Asociimit në Parlamentin Europian të gjitha shqetësimet e opozitës, nga bllokimi i komisioneve hetimore te mosdhenia e të drejtës për caktimin e anëtarëve në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Bardhi tha se Parlamenti shqiptar është jofunksional prej 3 muajsh, teksa nga ana e mazhorancës nuk ka pasur një dorë të shtrirë për dialog, por vetëm arrogacë të shtuar

“Biem besoj dakort të gjithë se integrimi europian është një objektiv i përbashkët i mazhorancës dhe opozitës. Unë dua të sqaroj, edhe për të qënë të qartë, që në fakt arsyet e mungesës normalitetit aktualisht në kuvend gjenden në raportin e fundit të progresit të Komisionit Europian.

Siç evidentohet aty situata jo normale, apo funksionimi jo normal i parlamentit lidhet me disa të drejta kushtetuese që kanë deputetet e opozitës. Nuk është e vërtetë që ne kemi depozituar në të njëjtën kohë 8 kërkesa per komision hetimor.

Ne kemi dorëzuar 8 kërkesa për komision hetimor gjatë 2 viteve të kësaj legjislature dhe ç’është e vërteta ekzaktesisht pas atij komisioni hetimor që përmendi kolegu Majko që ishte i suksesshëm dhe falë punës së tij prokuroria e posaçme arriti të provonte akuza për korrupsion ndaj disa ish zyrtarëve, për atë që quhet afera e inceneratorëve. Që nga ai moment mazhoranca ndaloi çdo ngritje të komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.

Në total janë 8 dhe vetem sesionin e fundit janë rrezuar brenda 1 jave 3 kërkesa për komisione hetimore. Janë refuzuar 4 kërkesa për interpelancë nga kryeministri i vendit për çështje që kanë interes për publikun. Mbahen të pashqyrtuara 31 projekt ligje të deputeteve te opozites, nderkohe sa i takon ligjeve me porosi ti deputeteve apo kolege te mazhorances ato miratohen pa u future ne kalendar, pa kaluar 2 javë nga depozitimi i tyre në parlament”, tha Bardhi.

Sipas tij, kjo është arsyeja pse sot deputetët e opozitës nuk kanë lejuar funksionimin normal të parlamentit pa u rikthyer ato të drejta qe atyre ja njeh Kushtetuta e Republikës së Shqiperisë.

“Unë e vlerësoj fjalën e kolegut Majko qe eshte i gatshem për dialog edhe në përgjigje të thirrjes së partnereve tanë ndërkombëtar, edhe ketu degjova që behej thirrje per dialog, por ne fakt gjatë ketyre 3 muajve të mungeses së funksionimit normal të parlamentit ne nuk kemi gjetur rrugën e dialogut apo doren e shtrire për dialog nga mazhoranca por kemi parë shtimin e masave agresive, arrogante ndaj opozitës. Ndryshimet e njëanshme në rregulloren e Kuvendit apo ndryshimet e njëanshme në ligjin per komisionet hetimore nuk janë një dorë e shtrire për dialog por jane një mesazh i qartë i mungesës së vullnetit për të gjetur zgjidhje, për të respektuar të drejtat kushtetuese të opozitës”, tha ai.

Një tjeter çeshtje që ne fakt e ka futur në ngërç Kuvendin, sipas Bardhit, lidhet me nevojën qe ka Shqipëria për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ashtu si raporti i Komisionit Europian evidenton, prej 22 muajsh në Kuvendin e Shqipërise ne kemi rënë dakort të ngrem një komision bipartizan për te realizuar reformen zgjedhore, i cili eshte bllokuar, nuk ka kryer asnjë veprimtari, nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje. Nëse analizon 2 raportet e fundit të misionit te vëzhguesve të OSBE ODIHR do të verehen çeshtje që vën ne pikëpyetje garantimin e standarteve për zgjedhje te lira dhe të ndershme në Shqipëri. Qoftë raporti i vitit 2021, qoftë raporti i vitit 2023 evidenton fenomenin e shit blerjes se votës, keqperdorimit të burimeve shteterore apo abuzimit me nënpunesit e administrates publike ne funksion te frikësimit te votuesve apo orientimit te votive. Kjo eshte nje çështje që do te duhet të adresohet përmes reformës zgjedhore por per fat të keq gjate këtyre 22 muajve puna e komisionit është penguar të prodhoje nje produkt që do ti garantonte Shqipërise zgjedhje te lira dhe të ndershme vitin e ardhshëm”, theksoi Bardhi.

Kreu i deputetëve demokratë ngriti dyshime se Kryeministri vihet në dijeni paraprakisht lidhur me zyrtarët që hetohen, duke shtuar se ai i shkarkon ato dhe disa muaj më pas nis hetimi nga SPAK apo prokuroria.

“Sikundër po, une bie dakort që institucionet e drejtësisë ashtu si kolegu im Majko evidentoi kanë nën hetim një ish zv/kryeministër, i cili sot është në arrati, ne nuk e dimë ku është, një ish minstër mjedisi apo një ish ministër të brendshëm por besoj biem dakort që secili prej tyre në momentin kur është marrë nën hetim disa muaj se të merrej nën hetim nga prokuroria, është shkarkuar nga kryeministri, cka vë në pikëpyetje dijenin e kryeministrit mbi hetimet që po kryheshin nga ana e institucioneve të drejtësisë. Asnjë zyrtar në detyrë aktualisht, pra asnjë ministër, edhe pse ka akuza ndaj tyre, asnjë kryetar bashkie për të cilët ka akuza dhe hetime nuk rezulton të jetë marrë nën hetim nga prokuroria.

Megjithatë e kam thënë dhe dua përsëris edhe këtu, për ne opozitën nxitja ndaj institucioneve të drejtësisë për të vepruar në përputhje me ligjin dhe për të vënë përpara drejtësis cilindo që me fakte dhe prova ka abuzuar me ligjin, ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdojë të mbetet e tillë”, tha ai.

Etiketa: BardhiKuvendiPERama

Lajme të lidhura

Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi
Aktualitet

Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi

08:30 - 29/12/25
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë
Aktualitet

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm

08:18 - 29/12/25
Gati amnistia penale, ministri i Drejtësisë: Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu
Aktualitet

Gati amnistia penale, ministri i Drejtësisë: Ja kategoritë që përfitojnë ulje dhe lirim nga burgu

18:17 - 28/12/25
Para
Datat e rëndësishme që duhet të mbash shënim në tetor

Yjet sjellin një mori ngjarjesh, ja shenjat protagoniste të javës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi
Aktualitet

Maliqi: Kuçova në varfëri dhe e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi

08:30 - 29/12/25

Drejtuesi politik i PL-së për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka denoncuar atë...

Lexo më shumë
Edhe sa mandate i duhen Ramës për të shfarosur totalisht bujqësinë

Nuk ndalet rënia e bujqësisë dhe industrisë, rritja po vjen nga sektorë të paqëndrueshëm

08:18 - 29/12/25
Kursi i këmbimit 18 mars 2025

Këmbimi valutor 29 Dhjetor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:16 - 29/12/25
Temperatura të ulta dhe vranësira/ Ja si do të jetë moti këtë të shtunë

Parashikimi i motit për sot, 29 dhjetor 2025

07:45 - 29/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi për ditën e sotme, 29 Dhjetor 2025

07:36 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com