GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Bardhi nuk njeh Bashën si kryetar, thërret në takim deputetët

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi nuk njeh Bashën si kryetar, thërret në takim deputetët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Bardhi ka thirrur nesër në takim deputetët që e mbështesin atë si dhe deputetët e grupit të Bashës e Berishës.

Pavarësisht se ky i fundit e shkarkoi dje nga posti i kreut të grupit parlamentar në Kuvendin Kombëtar,

Bardhi e ka shkruar letrën në këtë cilësi duke theksuar se asgjë nuk duhet t’i pengojë demokratët që të bashkohen.

Ai thekson se në nisje të sesionit të ri parlamentar opozita duhet të ketë një axhendë të përbashkët kundër qeverisjes së Edi Ramës.

”Gjatë gjithë kësaj kohe dhe veçanërisht në këtë periudhë të thellimit të keqqeverisjes, kam analizuar me përgjegjësi maksimale situatën në vend dhe nevojën që ka Shqipëria për një opozitë të fortë, të unifikuar dhe plotësisht funksionale.

Opozita shqiptare ka përballë një qeverisje të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, që ka minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes metodave të kundërligjshme. Për këtë shkak, interesi publik dhe mbrojtja e interesit të  qytetarëve, kërkon që çdo opozitar të përqëndrojë energjitë e tij vetëm në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

Për fat të keq, kjo nuk ka ndodhur në këto 2 vitet e fundit. Lufta e brendshme në Partinë Demokratike e ka dobësuar opozitën dhe shpesh e ka shfokusuar nga misioni i saj, duke i krijuar një komoditet të pashoq e tërësisht të pamerituar Edi Ramës në mandatin e tij të 3 radhazi, ku sundon keqqeverisja, arroganca dhe korrupsioni. Kjo situatë dikton nevojën që, në mënyrë urgjente, secili prej nesh, deputetëve të opozitës, të tejkalojë vetveten për të ofruar dhe për të gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe çdo qytetari që kërkon ndryshimin e qeverisjes.

Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të na shfokusojnë nga përgjegjësia që kemi ndaj vendit dhe qytetarëve. Kam bindjen e plotë se çështjet që na bëjnë bashkë janë më shumë se çështjet që na ndajnë.

Duke ruajtur dhe respektuar qëndrimin apo mendimet individuale të çdo deputeti për zhvillimet apo debatin e brendshëm në Partinë Demokratike dhe në kampin opozitar, ndaj bindjen me shumicën e kolegëve që kjo nuk duhet të na pengojë për t’u bashkuar dhe për të unifikuar qëndrimin dhe aksionin opozitar kundër keqqeverisjes së Edi Ramës.

Për këtë arsye, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, në nisje të këtij sesioni parlamentar, do të ndërmarr nismën për thirrjen ditën e martë, datë 5 Shtator 2023, të një mbledhje të përbashkët të të gjithë deputetëve të koalicionit “PD-AN”, pa asnjë përjashtim. Duke besuar se shqetësimi për nevojën urgjente të unifikimit të opozitës bashkëndahet nga çdo deputet që ndien përgjegjësinë për një përballje të unifikuar kundër Edi Ramës, mirëpres pranimin e kësaj thirrje të sinqertë, me qëllimin e mirë të përcaktimit të axhendës dhe strategjisë së përbashkët të të gjithë PD dhe të gjithë opozitës parlamentare.”/Tema

Etiketa: BASHADeputetetGazment BardhiPD

Lajme të lidhura

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria
Aktualitet

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

22:59 - 27/10/26
Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore
Aktualitet

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

22:44 - 27/10/26
Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut
Botë

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26
Para
Putin ndalon zyrtarët e tij që të përdorin makina të huaja

Sa e fortë është në të vërtetë ushtria ruse?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria
Aktualitet

Merreshin me trafik kokakine, dënohen me burg 3 shqiptarët! Porositë koordinoheshin nga Shqipëria

22:59 - 27/10/26

Autoritetet italiane kanë dënuar me burg tre shqiptarë, të akuzuar për trafikimin dhe shitjen e kokainës në qytetin e Peruxhias....

Lexo më shumë
Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

Takimi me kancelarin austriak, aktivisti Etrid Zifla: I kërkuam të bëhet zëri i protestuesve shqiptarë në BE! Dorëzuam dosje me video dhe foto të dhunës policore

22:44 - 27/10/26
Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

Bie miku i Edi Ramës në Izrael/ Exit-poll-et nxjerrin Eisenkot përpara Netanyahut

22:42 - 27/10/26
PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

PS i jep imunitet nga arrestimi prej SPAK-ut Guvernatorit të Bankës, Gjiknuri kundër

22:22 - 27/10/26
Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

Lazio spektakolare, shkatërron Sassuolon dhe ngjitet e vetme në krye të Serie A

22:13 - 27/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com