GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Pas rektorit të UBT, edhe Safet Bajri ka kërkuar të dëgjohet nga PS

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyshohen se vranë Fatbardh Licin, Safet Bajri dhe të dyshuarit e tjerë dalin sot para gjykatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka ironizuar mbledhjen e grupi të PS, ku ishte i pranishëm edhe rektori i Universitetit Bujqësor në lidhje me 24 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për stafin e këtij universiteti.

Bardhi ironizoi socialistët duke i thënë se “edhe Safet Bajri ka bërë një kërkesë që të dëgjohet në grupin parlamentar të PS”.

Sipas tij, ajo që ndodhi me rektorin e Universitetit Bujqësor është e paprecedentë dhe në shkelje të hapur të ligjit dhe kushtetutës.

“Një rektor kërkoi strehim në grupin parlamentar për të justifikuar një aferë të rëndë që ka ndodhur në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ky akt i paprecedent ndodh në një kohë kur rektori ende sot që flasim nuk ka kërkuar të sqarojë atë organ akademik që ka për detyre të sqarojë, që është senati akademik, por kërkon të rrëfehet në grupin parlamentar të PS në shkelje të kushtetutës dhe ligjit. Kjo na krijon bindjen e plotë se ajo që po ndodh në Universitetin Bujqësor është një injorim i ligjit”, tha Bardhi.

“Ju si grup parlamentar nuk mund të bëheni strehë për çdo të korruptuar që akuzohet nga SPAK për të zhvilluar seanca dëgjimore me të akuzuar për korrupsion. Do ju vijë dita që do kërkojnë të rrëfehen edhe të akuzuarit për pjesëmarrje në krim të organizuar. Më thonë që ka ardhur në grupin tuaj një kërkesë nga Safet Bajri për të dëgjuar, edhe ai pretendon se është i intimiduar nga SPAK. Nëse thirrni për të dëgjuar një të korruptuar thirrni edhe një që është i përfshirë në krim të organizuar”, shtoi.

Më tej, Bardhi ka kërkuar nga Senati i UBT-së dhe Presidenti që të shkarkojnë nga detyra rektorin e Universitetit të Bujqësorit, Fatbardh Sallaku.

Ai u shpreh se rektori i UBT-së duhet shkarkur dhe nuk mund të vijojë të jetë në krye të detyrës, duke theksuar se “nuk njeh kushtetutë dhe ligj”.

Bardhi tha se Fatbardh Sallaku ka shkelur ligjin pasi, sipas tij, ka kërkuar strehim në një parti politike për të kundërshtuar një akuzë të institucionit të drejtësisë.

“Në asnjë moment nuk thashë që rektori është i pandehuri, por që rektori i UBT (kërce nga belaja kërce- i drejtohet Toni Gogut) ka shkelur kushtetutën dhe ligjin pasi ka kërkuar strehim në një parti politike për të kundërshtuar një akuzë të institucionit të drejtësisë. E për këtë arsye kërkova ndërhyrjen e Presidentit dhe senatit akademik të UBT për të shkarkuar një rektor që nuk njeh kushtetutë dhe ligj, nuk mund të vijojë të jetë në krye të detyrës. E kuptoj që zotërinë parafolës ( i drejtohet Toni Gogut) me rektorin e ligj afera e inceneratorit, se ai kishte bërë mbrojte se sa mirë ishin inceneratorët”, deklaroi.

Etiketa: Gazment BardhikuvendPSSafet Bajri

Lajme të lidhura

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës
Aktualitet

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje
Aktualitet

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Para
“Humba lojën për fajin tënd…”, a e ka dashur me të vërtetë Jozi-Loredanën?

"Humba lojën për fajin tënd...", a e ka dashur me të vërtetë Jozi-Loredanën?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës
Aktualitet

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26

Një 50-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri pak pas mesnatës në fshatin Bërxullë të Vorës. Viktima është Edmond (Ali) Sula,...

Lexo më shumë
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

I riu humb jetën pasi u rrëzua në lumin Mat (Emri)

09:59 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com