GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi pas rikthimit të Ballukut: Vendim politik nën presionin mafioz të Ramës

12:45 - 13/12/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi pas rikthimit të Ballukut: Vendim politik nën presionin mafioz të Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e ktheu në detyrë zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Sipas Bardhit, vendimi është akt politik dhe jo juridik, i marrë nën “presionin mafioz” të kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi se Balluku mbetet “e pandehura e vetme në historinë e Bashkimit Europian që nuk jep dorëheqje dhe as nuk lejon ta shkarkojnë”, duke theksuar se ky vendim “i jep vetëm pak kohë qeverisë për të fshehur aferat korruptive”.

Reagimi i Bardhit:

Koha mund të blihet. Llogaridhënia jo!

Asnjë surprizë nga vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese për të pandehurën Belinda Balluku. Nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese i nënshtrohet presionit mafioz të Kryeministrit. Opozita e kishte paralajmëruar këtë që ndodhi prej ditësh.

Madje 5 anëtarët në shumicë kishin bërë shumë mirë që as nuk kishin marrë mundimin të shkruanin qoftë dy fjali për të argumentuar vendimin e tyre, sepse fundja ai vendim ska asnjë lidhje me to, me Kushtetutën dhe me ligjin. Ai është vetëm një akt politik i Edi Ramës për të penguar drejtësinë dhe për të mbrojtur veten e bashkëpunëtoren e tij, dhe për këtë arsye nuk ka asnjë nevojë të justifikohet me sajesa juridike.

Mirëpo, kush gëzon sot, do të hidhërohet më shumë nesër! Dhe, më mirë se kushdo, këtë e di Edi Rama – Kryeministri peng i të pandehurës së vetme në historinë e Bashkimit Europian që as nuk jep dorëheqje, as nuk lejon ta shkarkojnë.

Për fat të mirë, vendimi i djeshëm është vetëm një akt i përkohshëm, që i jep pak kohë Edi Ramës për të mbrojtur aferat e tij korruptive dhe për të fshirë lotët e krokodilit përpara Belindës.

Vendimi nuk shuan përgjegjësi, nuk mbyll çështje, nuk i rikthen 50 milion eurot e grabitura, dhe nuk garanton mbrojtje afatgjatë. As për Edi Ramën, as për Belinda Ballukun. Aktet madhore korruptive nuk neutralizohen me manovra procedurale dhe as me vendime të përkohshme të marra nën presion të pashembullt ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Fundi i kësaj historie nuk ka për të qenë triumfi i pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit. Ka për të qenë triumfi i të vërtetës, drejtësisë dhe interesit publik. Sepse koha mund të blihet, por llogaridhënia jo!

Lajme të lidhura

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO)
Breaking Views

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO)

23:34 - 12/01/26
“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë
Breaking Views

“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë

23:09 - 12/01/26
Aulon Kalaja: Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më
Breaking Views

Aulon Kalaja: Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më

22:51 - 12/01/26
Para
Kërcënoi drejtorin për të mbrojtur kushëririn, arrestohet inspektori i IKMT-së në Kukës

Kërcënoi drejtorin për të mbrojtur kushëririn, arrestohet inspektori i IKMT-së në Kukës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO)
Breaking Views

Liverpool e kthen në stërvitore me Barnsley-n, fazën tjetër takohet me Bighton (VIDEO)

23:34 - 12/01/26

Liverpool nuk has aspak vështirësi në FA Cup, teksa fitoi 4-1 ndaj Barnsley. Szoboszlai dhe Frinpong vendosën ndeshjen në “shinat”...

Lexo më shumë
“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë

“Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë”, Salianji: PD nuk e përmend se u fut shokët në punë

23:09 - 12/01/26
Aulon Kalaja: Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më

Aulon Kalaja: Duhet të qëndrojmë në shesh dhe mos të shkulemi më

22:51 - 12/01/26
Skandal sigurie në BKT: qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare

Skandal sigurie në BKT: qytetarëve u vidhen paratë nga kartat bankare

22:03 - 12/01/26
Aktori Mehdi Malkaj: Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë

Aktori Mehdi Malkaj: Këtu luhet për bukën e gojës, shqiptarët kanë frikë

21:51 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com