GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: PD nuk ka kryetar, Basha me mendjen te kulla. Ja kush e zotëron vulën

21:19 - 10/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: PD nuk ka kryetar, Basha me mendjen te kulla. Ja kush e zotëron vulën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Bardhi, kryetar i Grupit Parlamentar i PD-së, tha se kjo parti nuk ka drejtues, kjo bazuar në vendimin e Këshillit Kombëtar.

Në emisionin “Open”, Bardhi tha se Lulzim Basha ka prodhuar një vulë, ka marrë edhe një printer e një kompjuter, por kjo nuk e bën kryetar.

“Vendimi i Këshillit Kombëtar të PD ka marrë një vendim, i depozituar në Gjykatë. Ky Këshill është i vetmi institucion legjitim i PD-së, i regjistruar në Gjykatë. Janë 4 çështje që ndodhen në Gjykatë që vendosin në dyshim legjitimitetin e çdo grupimi që pretendon se drejton PD-në.

Logon dhe vulën nuk e disponon juridikisht Lulzim Basha. Nëse Basha beson se është zgjedhur kryetar, le të dorëzojë dokumentet në Gjykatë.

Basha po kryen veprime në mashtrim të ligjit, po shfrytëzon një regjistrim të kohëve më parë, që në 2021”, tha Bardhi.

Ai u shpreh se juridikisht çështja e logos dhe vulës janë të ngrira, ndaj i bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të marrin në shqyrtim çështjet që ndodhen.

Bardhi ripërsëriti akuzat se familjarët e Lulzim Bashës kanë marrë në dorëzim si pronarë në një nga kullat më të shtrenjta të Tiranës.

“Kanë zhvendosur bizneset e tyre në këtë kullë, pallati është aty, Basha ngeli duke shkuar në zyrën arkitekturore, pasi ende nuk ka përfunduar pjesën e banimit”, tha Bardhi.

Lidhur me vendimin për përjashtimin e tij nga partia që drejton Basha, Bardhi tha se ky vendim është qesharak, dhe shkak është bërë debati i tij me Bashën në Kuvend.

“Kemi filluar të mësohemi, sepse këto akte që vetëm të bëjnë për të qeshur, përsëriten dhe kthehen në rutinë dhe nuk duhen marrë seriozisht. Edhe ky akt nuk duhet të merret seriozisht, tërësisht qesharak, pa vlerë, i panevojshëm, i palogjikshëm, dhe për motive personale të Bashës.

Ka pasur një debat mes meje dhe Bashës, i nxitur prej tij, ka marrë një përgjigje me disa të vërteta, dhe mesa duket nuk është mësuar të përballet me të vërteta dhe lëshon fletërrufe pa asnjë vlerë, as politike dhe as ligjore. Nuk ka asnjë përjashtim as nga PD dhe as nga Grupi. Ka disa letra… do duhet të përfaqësosh partinë që përmes atyre letra të sjellës efekt. Basha ka marrë një kompjuter dhe printer, ka prodhuar dhe një vulë. Aktualisht PD nuk ka drejtues”, u shpreh Bardhi.

Bardhi akuzoi Bashën se pasi artikulon akuza ndaj biznesmenëve shkon edhe i kërkon falje në parkime. “Z. Basha ka n xhep dy kate nga kulla më e shtrenjtë, jam gati të përballem në Gjykatë me të”, tha Bardhi.

Etiketa: BardhiBASHAKryesore1PD

Lajme të lidhura

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3
Breaking Views

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Para
Olta Gixhari flet për premierën e filmit: Nuk më lejohen gabime

Olta Gixhari flet për premierën e filmit: Nuk më lejohen gabime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e Kamzës, ku një 30-vjeçare ka mbetur...

Lexo më shumë
Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

Manastirliu në fushatën për 2027-n, para saj rreshtohen deputetë dhe ministra të Njësisë 3

19:09 - 03/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

17:28 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com