GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: PD po bëhet parti qesharake, siç po shkojnë gjërat Rama do marrë 100 mandate

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi kundër Bashës: Mbledhja e nesërme e Këshillit Kombëtar të PD është e paligjshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm në PD zyrtare, shprehet se tensionet që kanë përfshirë këtë pjesë të opozitës në javët e fundit, nuk i shërbejnë askujt.

Në emisionin Kontrast, Bardhi ripërsëriti qëndrimin se mbledhja e Këshillit Kombëtar ishte jo ligjore, pasi iu hoqën kompetencat si Sekretar i Përgjithshëm i partisë, teksa shtoi se nuk mund të bëhet palë me mendësinë e njëjtë të atyre që ka kritikuar për një vit e gjysmë, duke përmendur Sali Berishën.

“Këshilli ka qenë një ndër kërkesat e mia. U refuzua dhe më pas u pranua. Më pas pashë që në mënyrë anti statutore, i gjithë organizimi i mbledhjes, që nga njoftimet etj që janë kompetencat e Sekretarit të Përgjithshëm, i kishin hequr dhe ua kishin dhënë 3 zyrtarëve që s’kanë lidhje me organizimin e Këshillit. Dhe kjo e bënte mbledhjen jo ligjore.

Nuk e kuptoj se kujt i intereson ky tension, por ajo që pashë dje ishte shqetësuese. Nëse ne heqim ata që mendojnë ndryshe, na bën parti qesharake, personale. Unë gjykoja që ne ishim ndarë nga ky model. Unë nuk sillem dot njëlloj siç është modeli që kam kritikuar në 1 vit e gjysmë. Ky ishte moment historik për partinë”, tha Bardhi.

I pyetur për rikthimin e Bashës në krye të PD-së, Bardhi tha se nuk merret me emra të përveçëm. Ai tha se është i shqetësuar që PD të copëtohet edhe më tej.

“Beteja s’ka të bëjë me emra të përveçëm. Unë mendoja se do duhet ta linim pas sepse ishte metodë që na ndante e përçante. Partia vazhdon të copëtohet edhe më tej”, thotë Bardhi.

Ai  tha se pse nuk e kishte komentuar vendimin e Këshillit që në momentin kur doli, madje parashikoi rrënimin e partisë nëse gjërat vijojnë kështu.

“Doja ta besoja që ishte lajthitje ai projekt i PD që ishte i paligjshëm. S’e kam fryrë përçarjen, madje apeloj të kenë maturi dhe reflektim. Kështu siç po shkojnë gjërat, Rama merr 100 mandate ndërsa opozita zero”, thotë Bardhi.

Për të paralelizuar gjendjen aktuale të PD-së, Bardhi tregoi një episod me kolegët e tij që janë pjesë e Rithemelimit. Ai u shpreh se pavarësisht se nuk e besonin që Berisha do ishte fitues, ata mbanin një qëndrim uniformë në televizon, gjë që ai vetë nuk e pranon.

“Ne po sillemi si kolegët që shkuan nga Berisha. i pyesja drejtpërdrejt “A do dalë Berisha fitues?” Më thanë jo. Unë kam vendosur të them gjithnjë atë që besoj, qoftë në kamera qoftë në kafene”, tha Bardhi.

Etiketa: BardhiKryesore1PDPerplasjetRama

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Para
“Nuk bën për ty”/ Modelja “Heavyweight” poston video me të dashurin, merr komente negative

“Nuk bën për ty”/ Modelja “Heavyweight” poston video me të dashurin, merr komente negative

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

Demi Një ditë e qetë, por me disa zhvillime interesante. Në dashuri kërkohet më shumë mirëkuptim. Dikush mund të të...

Lexo më shumë
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com