GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi pret ambasadorin gjerman: Vodhën zgjedhjet për të grabitur Shqipërinë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi pret ambasadorin gjerman: Vodhën zgjedhjet për të grabitur Shqipërinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka pritur ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, z. Karl Bergner.

“Gjermania ka qenë dhe mbetet një mbështetje e madhe për afrimin e Shqipërisë me standardet europiane. Shqipëria Europiane nënkupton demokraci funksionale, zgjedhje të lira, institucione demokratike, luftë reale me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar”, shkruan Bardhi në Facebook.

Gjithashtu Bardhi ka theksuar se ‘Shqipëria ka nevojë të ketë një qeveri që del nga zgjedhje të lira e të ndershme, dhe që nuk e kthen në sistem vizionin: Vjedhim zgjedhjet që të vjedhim Shqipërinë’.

“Shembulli i dosjes penale të Belinda Ballukut e provon më së miri instalimin në Shqipëri, gjatë këtyre 12 vite, të këtij sistemi asgjësues për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan kreu i grupit parlamentar demokrat.

Postimi i plotë:

Gjermania ka qenë dhe mbetet një mbështetje e madhe për afrimin e Shqipërisë me standardet europiane. Shqipëria Europiane nënkupton demokraci funksionale, zgjedhje të lira, institucione demokratike, luftë reale me tolerancë zero ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për këtë pata kënaqësinë të bisedoja me Ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, z. Karl Bergner, të cilin e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin e saj për integrimin në Bashkimin Europian.

Partia Demokratike mbështet fuqimisht procesin e integrimit europian dhe ne jemi të vendosur që ky proces të sigurojë standarde europiane në jetën e çdo shqiptari dhe për këtë nevojitet që të jetë thellësisht i bazuar në meritokraci.

Ndava qëndrimin tim, se për fakt të keq, në 12 vite të qeverisjes së Edi Ramës, në secilën nga elementët kyç të një shteti demokratik europian, Shqipëria ka bërë hapa prapa.

Për të bërë hapa para, Shqipëria ka nevojë të ketë një qeveri që del nga zgjedhje të lira e të ndershme, dhe që nuk e kthen në sistem vizionin: Vjedhim zgjedhjet që të vjedhim Shqipërinë. Shembulli i dosjes penale të Belinda Ballukut e provon më së miri instalimin në Shqipëri, gjatë këtyre 12 vite, të këtij sistemi asgjësues për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Etiketa: AmbasadorBardhiKryesore1Vjedhje

Lajme të lidhura

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset
Aktualitet

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial
Aktualitet

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26
Para
Gara për kreun e BKH-së, përfundon kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët!

Gara për kreun e BKH-së, përfundon kontrolli i pastërtisë së figurës për 7 kandidatët!

Discussion about this post

TË FUNDIT

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26

Komisioni Evropian u ka bërë thirrje qytetarëve të vendeve anëtare që të përgatiten për të përballuar vetë nevojat bazë për...

Lexo më shumë
Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të  rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

Alarm në kampin kuqezi, Ernest Muçi mund të rrezikon ndeshjen nesër me Bjellorusinë

15:15 - 14/11/26
Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset

14:58 - 14/11/26
Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e PS

14:43 - 14/11/26
Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

Nxihet Gjanica në Fier , uji i lumit merr ngjyrë të zezë dhe përhap erë të rëndë, dyshime për shkarkime industrial

14:11 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com