GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Bardhi publikon pamje të reja: Ja si Balluku kontrolloi votat në të gjithë qarkun e Fierit

17:01 - 29/08/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi publikon pamje të reja: Ja si Balluku kontrolloi votat në të gjithë qarkun e Fierit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar të tjera pamje nga kamerat e qendrave të votimit në qarkun Fier. Sipas tij, në këto pamje tregohen raste ku komisionerë, vëzhgues dhe patronazhistë të Partisë Socialiste votojnë në emër të qytetarëve apo kontrollojnë mënyrën se si ata votojnë brenda dhomës së fshehtë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi theksoi se qarku i Fierit është “pasqyra më e mirë ku mund të shohë veten task forca SPAK-PP-KQZ për krimet zgjedhore” dhe sipas tij, dëshmon “dështimin e parandalimit dhe ndëshkimit të tyre”.

Ai akuzoi ministren Belinda Balluku dhe strukturat e PS në Fier për organizimin e kësaj skeme, ndërsa shtoi se edhe Policia lokale ishte e përfshirë në shkeljet.

Postimi i plotë 

EPISODI 11 / VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE

Farsa elektorale nuk mund të mungonte edhe në qendrën e votimit 2848, njësia administrative Tërbuf, bashkia Divjakë, ku pavarësisht pamjeve të cunguara të vëna në dispozicion në KQZ, vendosjes së kamerës në pozicion të papërshtatshëm nga patronazhistë të kamufluar si operatorë të KQZ-së, dhe cilësisë së dobët të xhirimit, shfaqen 34 raste të votimit të kontrolluar.

Kontrolli i votës ishte një nga metodat më të përhapura nga banda elektorale e Belinda Ballukut, në të gjitha qendrat e votimit në qarkun Fier, për ta shndërruar ditën e zgjedhjeve në një farsë të vërtetë elektorale, ku rezultati i subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë ishte paracaktuar para se të hapeshin kutitë.

Guximi për të shkelur ligjin në mënyrë flagrante i komisionerëve, vëzhguesve dhe patronazhistëve, buronte drejtpërdrejtë nga Belinda Balluku dhe banda e saj elektorale, ku fatkeqësisht u përfshinë përveç drejtorëve të korruptuar dhe administratës lokale, edhe Drejtoria Vendore e Policisë Fier. Këta të fundit, megjithëse kishin për detyrë të luftonin krimet zgjedhore, në fakt u kthyen në autorë dhe nxitës të shëmtuar të këtyre krimeve.

Qarku i Fierit është pasqyra më e mirë ku mund të shohë veten task forca SPAK-PP-KQZ për krimet zgjedhore. Pasqyrë, e cila dëshmon dështimin spektakular të parandalimit të krimeve zgjedhore, por deri më tani edhe të ndëshkimit të tyre. Pasqyrë, e cila bën me turp cdo prokuror, hetues dhe oficer të policisë gjyqësore që kishte për mision të garantonte integritetin e zgjedhjeve parlamentare, por u shndërrua në fakt në alibinë e pushtetit për farsën elektorale të 11 majit.

Etiketa: BallukuBardhivota

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Rama sulmoi gjyqtarët/ KLGJ “kundërshton” kryeministrin, pa guxuar t’i përmendë as emrin

Rama sulmoi gjyqtarët/ KLGJ “kundërshton” kryeministrin, pa guxuar t’i përmendë as emrin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com